Ftesë për emërimin e një trupe për vlerësimin e konformitetit

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)
Publikuar më
28/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

FTESË  PUBLIKE

Njoftohen të gjitha palët e interesuara (Trupat për Vlerësimin e Konformitetit) se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, mbështetur në nenin 13, paragrafi 2, 3 dhe 4, dhe nenin 35 të Ligjit nr.06/L-037 për Metrologji, nenin 5, të Udhëzimit Administrativ nr. 12/2018 për Mënyrën e Autorizimit të Trupave për Vlerësimin  e Konformitetit, shpall Ftesë Publike për emërimin e një (1) trupe për vlerësimin e konformitetit për fushat e aplikueshme të metrologjisë ligjore, të mbuluara me:

  1. Udhëzimit Administrativ Nr. 12/2020 për kërkesat tekniko-metrologjike për emërimin e trupave për vlerësim të konformitetit për fushat e aplikueshme të metrologjisë ligjore – Shtojca 6 – kërkesat që duhet t’i plotësojë trupi për vlerësim të konformitetit për verifikimin e mjeteve matëse ligjore dhe sistemeve matëse ligjore për matjen e sasisë së lëngjeve të ndryshme nga uji.

Aktet e lartcekura ligjore mund t’i gjeni në web-faqe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Kërkesa për emërim merret në Agjencinë e Metrologjisë, së bashku me faturën për aplikim, ndërkaq dokumentacioni i plotësuar dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Trupat për vlerësim të konformitetit për fushat e aplikueshme të metrologjisë ligjore, bazuar në nenin 13, paragrafi 3 dhe nenit 35, paragrafi 2, duhet të jenë të akredituara.

Tarifat e shërbimeve për kryerjen e vlerësimit të konformitetit  - verifikimin e ujëmatësve duhet të jenë në pajtueshmëri me Udhëzimin Administrativ (MEPTINIS) Nr. 03/2020 për lartësinë dhe procedurën e pagesës për shërbimet në metrologji.

Ftesa Publike do të jetë e hapur 15 ditë kalendarike nga data e aplikimit  në mjetet e informimit.

Për çdo paqartësi, të gjithë operatorët ekonomikë që aplikojnë për emërim në kompetencën e fushës së lartcekur, mund të vijnë paraprakisht të konsultohen në Agjencinë e Metrologjisë për këshilla rreth kompletimit të dosjes para se lënda të dorëzohet në arkiv  të MTI-së.

Adresa:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës
Rr. Nezir Gashi, p.n. Lagjia e Universitetit, 10000 Prishtinë
Nr. tel. i zyrës: 038 512 121/ 038 512 798

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Drejtor/e i/e SHML   Kamenicë e re
11/05/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë e re
11/05/2021
07/05/2021
07/05/2021
07/05/2021