Ftesë për ekipe të reja në Inkubatorin e Bizneseve Startup

64x64 ick kosovo1 150x150 1
Innovation Centre Kosovo
Publikuar më
09/10/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Individë, Biznese

Përshkrimi

Ftesë publike për aplikime #21
Realizoni idenë tuaj për biznes përmes Innovation Centre Kosovo

Shndërroni idenë tuaj komerciale në biznes fitimprurës. Rriteni biznesin tuaj të tanishëm.

Aplikoni online për tu bërë pjesë e programit për mbështetje të biznesit nga Inkubatori i ICK-së. Bëhuni pjesë e komunitetit tonë të madh, kështu duke rritur probabilitetin tuaj për sukses ndërsa depërtoni në një treg të ri.

Fokusi i ICK-së është të mbështesë aspiratat e sipërmarrësve te rinj, të krijojë vende të reja pune, të ndihmojë zhvillimin e biznesit të bazuar në treg me fokus në aktivitete të orientuara në TIK dhe aktivitetin tonë kryesor: Ndërmarrjet fillestare.

Çka është Innovation Centre Kosovo (ICK)?

Innovation Centre Kosovo (ICK) është e pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, e fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). Ajo është pajisur me kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në web-faqe, data-bazë, etj.

Innovation Centre Kosovo ofron shërbime të inkubatorit, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bënë ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë. Poashtu ofron punëtori sipërmarrëse dhe aktivitete në të cilat ndërmarrjet fillestare mund të kenë qasje tek investitorë potencial. Ekipet e Inkubatorit do të përfitojnë nga programet e njohura botërisht si p.sh.: Amazon Ëeb Service & Microsoft BizSpark si dhe nga shumë programe të partnerëve të ICK-së.

Çka është inkubatori i ICK-së?

Inkubatori është pjesa themelore e ICK-së, nëpërmes së cilës ofrohet një ambient i përshtatshëm për komercializimin e ideve të biznesit dhe një vizibilitet më të madh në treg për ndërmarrjet e reja dhe ekzistuese.

ICK Startup Founder’s Pack u siguron ndërmarrjeve tona qasje në partnerët tanë ndërkombëtare, rrjetëzim, shërbime të inkubatorit dhe shumë më tepër.

Çfarë përfitoni nga ICK:

  • Startup Bootcamp – Mundësia për të qenë pjesë e “Startup Bootcamp”. Program intensiv pesë-ditor drejtuar nga ekspertë të industrisë dhe duke trajtuar tema si: Business Model Canvas; Parashikimet financiare dhe rrjetet e investimeve; Marketingu dhe shitjet; Burime njerëzore; Çështje ligjore; Aftësi për prezantim dhe më shumë.
  • Konsulencë për Biznes – Përfitoni nga të gjitha këshillimet që ju nevojiten dhe zhvilloni aftësitë e duhura për biznesin
  • Trajnime nga ICK – Të gjitha trajnimet ofrohen me zbritje për ndërmarrjet e
  • Mbështetje financiare (konkurrues)
  • Rrjeti i Investitorëve – Lidhuni me rrjetin ndërkombëtarë të investitorëve, Venture Capitalist dhe bëhuni pjesë e Akseleratorëve ndërkombëtarë.
  • Përfitoni nga +50 Mentorë – Punoni me drejtuesit lokal dhe ndërkombëtarë dhe sipërmarrës të suksesshëm për të zhvilluar ndërmarrjen tuaj. Përfitoni nga njohuria, përvoja dhe rrjeti i
  • Shërbimet e Inkubatorit – Punoni në një atmosferë unike dhe frymëzuese në qendër të Prishtinës. Infrastruktura miqësore e mjedisit dhe shërbimet në dispozicion - 24/7.
  • Promovim dhe Ekspozim – ICK ndihmon për të plasuar produktin / shërbimin tuaj në treg dhe për ta promovuar atë në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
  • Startup Innovation Fair – Bëhuni pjesë e panairit që bashkon ndërmarrjet fillestare, liderët kryesorë të industrisë, mentorët, edukatorët, blerësit & përdoruesit potencial të ndërmarrjes dhe investitorët për mundësi bashkëpunimi dhe promovimi.
  • Aktivitete Ndërkombëtare – Mundësia për të marrë pjesë në ngjarje ndërkombëtare si: SLUSH, DMEXCO, PODIM Conference, Get in the Ring, Ëeb Summit, Startup Grind, ËB6 Startup Acadamy, Elevator Lab, Entrepreneurship Ëorld Cup, TeknoFest, The Next Ëeb dhe programe ndërkombëtare të shkëmbimit të ndërmarrjeve
  • Partneritete Ndërkombëtare – Amazon Ëeb Service, Microsoft BizSpark, SendGrid, Startup Ëise Guys, Star Venture, Krypto Labs, European Alliance for Innovation, Ëorld Business Angel Investment Forum, 3D Startup Campus, European Youth Aëard, Creative Business Netëork,
  • Bashkëpunimi dhe Mbështetja Alumni – Pas përfundimit të programit ne vazhdojmë të ju përkrahim në rritjen e kompanisë suaj dhe ngritjen e

Inkubatori ofron shërbime para-inkubimi dhe inkubimi, në varësi të përvojës së ekipit dhe nivelit të zhvillimit të idesë së biznesit.

Kush mund të aplikojë?

  • Nëse keni një ide të shkëlqyeshme në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), me treg komercial, dhe doni të filloni afarizmin
  • Nëse keni një kompani e cila ka vepruar më pak se dy vite, keni ndonjë produkt ose shërbim në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), dhe doni të zgjeroni dhe rritni afarizmin
  • Një ekip i shkëlqyeshëm, me afarizëm dhe aftësi teknike nga kudo në botë.
  • Një angazhim për të zhvilluar ndërmarrjen tuaj dhe të përkushtoheni me orar të plotë në programin e Inkubatorit në

Procesi për Pranim në Inkubator

Dorëzimi i aplikacionit (faza e parë)

Ftesa publike është e hapur deri më 12 Tetor 2020.

Në këtë fazë, kandidati duhet të plotësojë aplikacionin online në www.ickosovo.com. Aplikacioni mund të dorëzohet në gjuhen shqipe, angleze ose serbe.

Vlerësimi preliminar i ideve për biznes (faza e dytë)

Komisioni për pranim do të bëjë vlerësimin preliminar të aplikacioneve të dorëzuara në bazë të kritereve për përzgjedhje.

Përmirësimi i idesë së biznesit– Mentorim / Konsulencë (faza e tretë)

Nëse ekipi juaj dhe ideja juaj e biznesit përmbushë kriteret e nevojshme dhe përzgjidhet, ju mund të keni rastin të përmirësoni këtë ide edhe më tutje duke punuar me stafin dhe mentorët profesional të ICK-së.

Vlerësimi përfundimtar i aplikacionit (faza e katërt)

Pas përfundimit të suksesshëm të gjitha fazave të mësipërme, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen që të bëjnë prezantimin përfundimtarë të idesë së tyre të biznesit. Komisioni pranues i ICK-së do të prezantoj vendimin përfundimtarë se kush do të hyj në inkubatorin e biznesit. Vendimi përfundimtarë do të bazohet në kriteret për pranim, që përfshijnë kualitetin e idesë së biznesit tuaj, produktin ose shërbimin, përvojën dhe përkushtimin e ndërmarrësit ose ekipit, potencialin e tregut komercial si dhe mundësitë për rritje të afarizmit.

Aplikacioni dhe informatat e nevojshme

Aplikacioni duhet të plotësohet online në gjuhen shqipe, angleze ose serbe në www.ickosovo.com. Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e vlerësimit preliminar (faza e dytë) do të kontaktohen dhe do të kërkohen informata shtesë nga ata.

Shënim:

Tërë dokumentacioni që do t’i dorëzohet Inkubatorit do të ruhet me konfidencialitet dhe do të shfrytëzohet vetëm për vlerësim të aplikacionit.

Aplikantët do të informohen rreth rezultatit të vlerësimit dhe për hapat e mëtutjeshëm pasi që Inkubatori i ICK-së të ketë pranuar dhe analizuar dokumentacionin e dërguar.

Nëse keni nevojë për informata shtesë, ju lutemi na kontaktoni në:

Departmenti i Inkubatorit të Biznesit

Phone: +383 38 771 180 ext. 106

E-mail: incubator@ickosovo.com
Web: www.ickosovo.com
facebook.com/ickosovo
twitter.com/ickosovo

Më shumë informacion.

Listime të ngjashme