Ftesë për aplikim: zhvillimi i karierës, punësimit dhe vetëpunësimit

64x64 NGO LADY LOGO
NGO Lady
Publikuar më
01/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

EVERYTHING YOU DO NOW IS FOR YOUR FUTURE!
Programi u krijua ekskluzivisht për vajzat dhe gratë

Ftesë për aplikim:

NGO Lady ju ofron pjesëmarrje në programin zhvillimit të karierës, përkrahjes së punësimit dhe vetëpunësimit falas:

  • Këshilla ndërmarrësi dhe psiko-sociale (punë individuale)
  • Seminari për ndërmarrësi - bazat e forta të sipërmarrjes (2 ditore)
  • Seminari për zhvillimin dhe përvetësimin e aftësive të artizanatit dhe modernizimin e produkteve (3 ditore)

Qëllimi themelorë është që pjesëmarrëset do të përfitojnë njohuri për tregun e punës, njohuri të reja në drejtim të zhvillimit të një fryme ndërmarrëse si dhe mbështetjen e ideve, në mënyrë që të jenë sa më aktive në jetën shoqërore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Kandidatëve për ndërmarrësi ju ofrohet edhe mbështetje pas trajnimit në ndërtimin e planit të biznesit dhe përkrahjen e hyrjes në tregun e punës. (Falas)

Përfitoni kompetenca unike dhe mësoni si të:

  • Modernizoni produktin
  • Zhvilloni karierën
  • Të siguroni një vend punë që e doni
  • Realizoni idenë tuaj në një biznes të suksesshem
  • Filloni me realizimin e ëndrrave tuaja

Inkurajohen të aplikojnë:

  • Gratë e riatdhesuara
  • Gratë kryefamiljare
  • Gratë e privuara nga ushtrimi i aktiviteti socio ekonomik
  • Gratë më aftësi të kufizuara
  • Gratë që i përkasin komuniteve jo-shumicë
  • Gratë të prirura për teknikat artizanale

Aplikimi vlenë vetëm për banoret e rajonit të Prishtinës dhe Podujevës.

Apliko këtu: LINKU I APLIKIMIT

(Trajnimet do të mbahen në Prishtinë dhe Podujevë)

Fillimi aplikimit: Janar 2021

Listime të ngjashme