Ftesë: Operatorët për pastrimin e rezervuarëve të naftës

kosovo logo 150x150 1
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Publikuar më
28/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

FTESË PUBLIKE

Njoftohen të gjitha palët e interesuara (Operatori Ekonomik për pastrimin e rezervuarëve
për derivate të lëngëta të naftës) se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë-Departamenti i
Rregullimit të Tregut të Naftës, kërkon të autorizojë:

  1. Operatorë ekonomik për pastrimin e rezervuarëve për derivate të lëngëta të naftës:
  2. Në zbatim të Ligjit Nr.2004,5 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr.04L-138 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, dhe Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.0672019 për kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë të karburanteve të lëngëta të naftës dhe pastrim të rezervuarëve
  3. Operatori ekonomik për pastrimin e rezervuarëve për derivate të lëngëta të naftës në zbatim të legjislacionit në fuqi duhet të ketë pëlqimin nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit bazuar në kërkesat e standardit ISO14001, 2004, të ketë certifikatë nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bazuar në standardin IS0 18001 mbi menaxhimin e mbrojtjes dhe shëndetit në punë.
  4. Operatorët ekonomik për pastrimin e rezervuarëve për derivate të lëngëta të naftës të cilat aplikojnë për autorizim duhet të bashkëngjisin në aplikacion të gjitha dokumentet e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr.0672019 dhe dokumentet e lartcekura
  5. Formulari i aplikimit i cili merret në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duhet të ketë këtë përmbajtje:
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin, ku ceket dhe veprimtaria me shifër 4671 dhe informata tjera për pronarin apo menaxherin
  • Certifikata e TVSH-së nëse aplikohet
  • Vërtetimi se i ka përmbushur obligimet tatimore mbi të ardhurat
  • Vërtetimin se firma nuk është në falimentim apo administrim të dhunshëm gjyqësor
  • Planin e detajuar teknik dhe narrativ të metodologjisë së pastrimit të rezervuarëve
  • Dëshmitë mbi pronësinë e pajisjeve të prezantuara për pastrimin e rezervuarëve ose dëshmitë ekuivalente për të drejtën e posedimit të pajisjeve të tilla, gjatë tërë kohës në Republikën e Kosovës
  • Kopjet e certifikatave dhe dokumenteve tjera të lartcekura, si dhe të gjithë dokumentet tjerë që janë të renditura në Udhëzimin Administrativ 06, 2019, duhet të jenë kopje të vërtetuara tek noteri.

6. Dokumentacionit duhet t'i bashkëngjitet edhe lista e çmimeve, e specifikuar për kapacitetin e rezervuarëve si mbitokësor ashtu edhe të atyre nëntokësor

7. Ftesa publike është e hapur 15 ditë pune pas ditës së publikimit.

Aktet e lartcekura mund t'i gjeni në ueb-faqe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe në
gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Tregtisë dhe
Industrisë.

Për çdo paqartësi, operatorët ekonomik që aplikojnë për autorizim në kompetencën e fushës së lartcekur, mund të vijnë paraprakisht të konsultohen në Departamentin e Rregullimit të Tregut të Naftës rreth kompletimit të dosjes para se lënda të dorëzohet në arkivë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Adresa:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Departamenti i Rregullimit të Tregut të Naftës
Tel: 038 200 36 5517531

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Rojtar/e (5)   Suharekë e re
22/10/2020
19/10/2020
19/10/2020