Ftesë: Deponimi i produkteve agroushqimore si rezervë shtetërore

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)
Publikuar më
16/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Me qëllim të deponimit të produkteve agro ushqimore si Rezervë Shtetërore të Mallrave, Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Departamentit për Rezerva Shtetërore të Mallrave, duke u bazuar në Ligjin Nr.03 L/244  për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Programin vjetor 2019-2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, shpallë: 

FTESË PUBLIKE

Njoftohen të gjitha palët e interesuara se Departamenti i Rezervave Shtetërore të Mallrave- Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë , kërkon të kontraktoje: Operatorë ekonomik për deponimin e produkteve agroushqimore si Rezervë Shtetërore të Mallrave.

Të gjitha palët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentet dhe plotësojnë kriteret si në vijim:

  1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin;
  2. Deklaratën nën betim (nënshkruar dhe vulosur) se i përmbush kërkesat e përshtatshmërisë për pjesëmarrje në këtë thirrje dhe se pranon mundësinë e sanksionimeve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve, nëse për shkak të pakujdesisë dorëzon çfarëdo dokumenti ose deklarate që përmban informata përmbajtësish të gabueshme ose mashtruese;
  3. Dëshmia mbi pronësinë apo kontratën për shfrytëzim të hapësirës/depos (të vërtetuar nga organi kompetent); 
  4. Dëshmi nga aplikuesi se nuk është nën falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor të lëshuar nga Gjykata Themelore – kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
  5. Vërtetim tatimor me të cilën vërtetohet se aplikuesi nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore ose është në marrëveshje për shlyerjen e borxhit me ATK;
  6. Dëshmi me të cilat vërtetohet që depoja plotëson kushtet për deponimin e mallit:
    • Të  ketë hapësirë të ndarë për deponimin e produkteve agro-ushqimore me se paku 180 m² në lartësi  së paku 3 m, në pronësi të veten ose të marrë në shfrytëzim me qira  së sipas kushteve të kontratës
    • Depoja duhet të jetë e përshtatshme për ruajtjen e vetive fizike dhe kimike të produkteve agro-ushqimore e mbrojtur nga lagështia, temperatura, drita e fortë dhe  nga dëmtuesit e tjerë (mijtë, insektet etj), kushtet sanitare dhe kushtet higjienike.
  1. OE duhet të dorëzojë fotot e depos e cila do të shfrytëzohet për deponimin e produkteve agro-ushqimore.

Obligimet e operatorit ekonomik:

  1. Operatori Ekonomik është i obliguar që pas nënshkrimit të kontratës, në afat prej pesë (5) ditë pune nga momenti i marrjes së urdhrit nga MINT-ë të bëje deponimin e mallit në depon e kontraktuar;
  2. OE është i obliguar që të caktoj një zyrtar i cili duhet të kujdeset për mallin e deponuar, mban evidencën për sasinë dhe cilësinë, mban kontaktin me MINT-ë dhe e informon për çdo aktivitet rreth mallit të deponuar.
  3. OE është i obliguar që për çdo ndryshim të personit përgjegjës për deponim, me shkrim të njoftoj MINT-së;
  4. OE është i obliguar që nga momenti i marrjes së mallit në deponim të njoftoj MINT-ë për sasinë dhe cilësinë e mallit të pranuar përmes fletëpranimit të mallit;
  5. Fletë pranimi duhet të përmbaj numrin, llojin e produktit dhe datën e hyrjes së mallit në depo, të jetë e nënshkruar nga ana e personit të autorizuar dhe të jetë i vulosur;
  6. OE duhet të siguroj që hapësira për deponim të mos ketë ndikime të cilat mund të shkaktojnë ndryshime në cilësi dhe sasi të mallit të deponuar;
  7. OE është i obliguar që të deponoj mallin në atë mënyrë, që mundëson shikim, kontroll, matje dhe konstatim të gjendjes së mallit të deponuar;
  8. OE veçanërisht është i obliguar që të jetë i vëmendshëm në ruajtjen e mallit, të përcjell gjendjen e tij dhe të merr të gjitha masat e nevojshme profesionale për ruajtjen e cilësisë dhe sasisë së mallit dhe njëherit të bëj freskimin e tij konform Ligjit Nr. 03 L/244 për Rezervat Shtetërorë të Mallrave;
  9. OE është i obliguar që në çdo kohë personave të autorizuar të MINT-së të ju mundësoj mbikëqyrjen e mallit e deponuar dhe dokumentacionit lidhur me zbatimin e kontratës;
  10. OE obligohet që pa të drejtë ankese në afatin e dhënë të eliminojë parregullsitë eventuale të konstatuara gjatë mbikëqyrjes;
  11. OE obligohet që mallin e deponuar ta evidentoj në librat e veta si mall në pronësi të MINT-së dhe në mënyrë të dukshme të jetë i ndarë dhe i shënjuar si mall në pronësi të MINT-së;
  12. OE obligohet që sipas urdhrit të MINT-së, më së paku një (1) herë në vit përmes komisionit të formuar nga ana tij të bëj regjistrimin e mallit të deponuar dhe listat e regjistrimit t´ia dorëzojë MINT-së/DRSHM. Regjistrimi kryhet në listat e regjistrimit të MINT-së/DRSHM, në atë formë dhe afate të cilat i cakton MINT-së. Gjithashtu, MINT-ë për çdo fund vit bënë regjistrimin e produkteve agro-ushqimore. MINT-së  ka të drejtë të bëj regjistrimin ad – hoc kur e vlerëson të nevojshme;
  13. OE obligohet që për nevojat e intervenimit me produkte agro-ushqimore sipas rasteve të parapara në Ligjin për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe me urdhër të MINT-së, të përgatit sasitë e nevojshme për intervenim. OE obligohet që tërë këtë proces ta mbuloj me dokumentacion përcjellës dhe një kopje të këtij dokumentacioni ( fletë dërgesën, flet ngarkimin, lista e transportit dhe dokumentacioni tjetër i nevojshëm) t´ia dërgoje MINT-së në afat prej tri (3) ditësh nga dita e përgatitjes së fletë dërgimit për dalje të mallit nga depoja;
  14. OE obligohet që prej datës: 15.12 deri më 31.12 të vitit vijues, sasinë e përgjithshme të mallit të deponuar duhet ta ketë në depo të freskuar (dmth. tërë mallin);
  15. OE i cili lidhë kontratë me MINT-së për deponim të produkteve agro ushqimore është i obliguar qe sasinë e mallit ta bartë (transportoj) me shpenzime të veta nga vendi ku gjenden deri tek depoja e kontraktuar për deponim;
  16. OE i cili kontraktohet nga ana e MINT-së për deponimin e produkteve agro ushqimore për nevoja të rezervës shtetërore, me rastin e përfundimit të kontratës obligohet qe sasinë e mallit të ja kthej/dorëzoj MINT-së ashtu siç e ka pranuar nga komisioni në sasi të njëjtë dhe në afat skadence se paku gjashtë (6) muaj;
  17. Në rast se Operatori Ekonomik nuk i përmbahet kushteve të kontratës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  do të ndërmerr procedura sanksionuese konform Ligjit 03 L/244  për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Ligjeve tjera në fuqi.

Kriteret e vlerësimit:

  • Përqindja më e ulët e shfrytëzimit të produkteve agro-ushqimore të deponuara gjatë vitit.

Kohëzgjatja e kontratës:

  • Kjo kontratë vlen për 5 vite me mundësi vazhdimi.

Informata plotësuese:

  • Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  nuk ka obligime të kompensimit për deponim të mallit dhe kompensimit të shpenzimeve tjera. Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës (vendimin me nr. 12/89 të datës 29.08.2012),  për magazinimin, ruajtjen dhe ripërtëritjen e produkteve agro-ushqimore, si kompensim u merret parasysh e drejta për të shfrytëzuar 30% të sasisë së mallrave të rezervës të magazinuar për nevojat e veta gjatë vitit në vijim me obligim që tërë ajo sasi të jetë e kompensuar deri me 31 dhjetor të çdo viti.
  • Të gjithë operatoret ekonomik të interesuar për ofertim, mund të kërkojnë informatat në lidhje më listën e produkteve agro ushqimore dhe sasinë e tyre përmes e mail adresës adem.krasniqi@rks-gov.net

Periudha e aplikimit:  

Njoftimi për thirrje publike është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë mint.rks-gov.net. Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike duhet të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin në zyrën e arkivit të Ministrisë në formë fizike dhe në CD, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p. n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Afati i fundit për shprehje të interesit është deri më datë 30.04.2021 në orën 16:00 dhe aplikimet pas këtij orari nuk pranohen nga zyra e Arkivit të Ministrisë.

Informata dhe sqarime shtesë mund të merren përmes postës elektronike në: adem.krasniqi@rks-gov.net jo më vonë se pesë (5) ditë para mbylljes se thirrjes publike.

link icon Shpallja e plotë.