FPO për mbajtjen e trajnimeve

kreditimi rural kosoves krk e1558610848221
Kreditimi Rural i Kosovës
Publikuar më
29/05/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Shpallje për trajnime

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i cili me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të stafit ka planifikuar mbajtjen e trajnimeve si më poshtë.

SHPALLJE

Në bazë të kësaj shpallje ftohen kompanitë e interesuara për paraqitjen e ofertave të tyre për mbajtjen e trajnimeve sipas temave dhe kushteve të specifikuara në vijim.

Shpallja e plotë.

Oferta për aplikim duhet të përmbajë:

  1. Të dhënat për kompaninë/institucionin,
  2. Të dhënat kontaktuese (adresën elektronike, numrin e telefonit, webfaqe, etj),
  3. Detaje rreth moduleve të trajnimeve,
  4. Referencat për punë të ngjashme (të preferuara ato nga sektori financiar)
  5. Certifikata e kompanisë nëse ofertuesi është person legal,
  6. Të dhënat për trajnerët (CV-të),
  7. Oferta financiare dhe afati për kryerjen e punës si me lartë (e preferushme nga muaji Qershor/Korrik)
  8. Çmimet duhet të jenë me TVSH dhe për ditë të trajnimit.
  9. Trajnimet jane parapare te mbahen ne klase, ne rast te rrethanave specifike duhet te ofrohet edhe mundesia e mbajtjes se trajnimeve online.

 Afati i dorëzimit të ofertave: nga dt. 27.05.2020 deri 03.06.2020Afati i implementimit të trajnimeve: Qershor-Dhjetor 2020

Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në adresën elektronike: krk_imf@krk-ks.com apo në zyrën e KRK, Rr.Behije Dashi Nr. 4, Prishtinë. Nëse keni nevojë për sqarime shtesë mund të na shkruani në adresën elektronike: krk_imf@krk-ks.com.

Zgjedhja e kompanisë fituese do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertave nga komisioni duke marrë në konsiderim kualitetin, çmimin dhe afatin e propozuar për mbajtjen e trajnimeve.

Titulli i email-it tuaj duhet të përmbajë mbishkrimin “Aplikim për trajnime”

Listime të ngjashme

22/10/2020
21/10/2020
Depoist/e (Praktikant/e)   Gjakovë e re
21/10/2020