FPO: Mjete parandaluese higjienike

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Publikuar më
27/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për furnizim me mjete parandaluese higjienike për zyre në projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP”, projekt ky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD dhe ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe pjesëmarrje active të 1600 të rinjëve në rrezik në tregun e punës. Kohezgjatja e projektit Shtator 2019 – Dhjetor 2022.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Mjete parandaluese higjienike:

  • 750 Maska (tri shtresore) me mundësi ripërdorimi;
  • 60 kuti (50 palë për kuti) doreza higjienike (gome);
  • 60 litra dezinfektues të Sipërfaqeve (tavolinat, karriget dhe gjësendet tjera) dhe ambientit të punës (Calcium Hypochlorite 70%);
  • 60 litra dezinfektues për duar (Calcium Hypochlorite 70%);
  • 4 Mbajtës/dispenser për gell dezinfektues (antibakterial)
  • 12 mbushje gelli (60-80%alkohol) për mbajtësin/ dispenserin;

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare
  • Në ofertë të specifikohen cmimet ndarazi sipas artikullit për njësi
  • Afati i dorëzimit të mjeteve
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Afati me i shkurtër i dorëzimit të pajisjeve
  3. Pas plotësimit të kritereve te lartpermendura , çmimi më i volitshëm

Ofertuesit e interesuar mund t’i dërgojnë dokumentet dhe ofertën e bashkangjitur ne email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën: 05.08.2020 Ofertat e dërguara me vonesë nuk do te shqyrtohen.