FPO: Makina qepëse

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Publikuar më
03/06/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e
përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa
marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve në kuadër të projektit Fuqizimi i Familjes- Matican, Vranjeve
dhe Fushë Kosovë ka nevojë për makina qepëse të cilat i dedikohen familjeve
përfituese nga ky Program.

Me këtë rast ju bëjmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë:

  • 1 Makinë qepëse portabël
  • 8 Makina qepëse industriale

Transporti i makinave duhet të realizohet nga ofertuesi deri te perfituesit në fjalë në
Matican, Vranjevc dhe Fushë Kosovë

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dërgojë:

  • Certifikatën e biznesit
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar ose me llogo zyrtare
  • Cmimet në ofertë të kuotohen në euro pa tvsh
  • Garancionin për makine

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Garancioni më i gjatë i makinës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë.

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë vërtetimin tatimor

Ofertat tuaja mund te i dergoni deri me datën: 10.06.2020 në email adresën:
procurement1@soskosova.org