FPO: Furnizim me pajisje dhe mjete pune

caritas e1558652524641
Caritas Switzerland Kosovo
Publikuar më
14/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Ftesë për ofertë

Caritasi Zviceran (CaCH) në kuadër të projektit “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik (SUREP)”e hap këtë ftesë për ofertë për Furnizim me pajisje dhe mjete pune.

Projekti SUREP realizohet nga Caritasi Zviceran (CaCH) në bashkëpunim me organizatën partnere Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe kompaninë konsulente SIGMA BMC. Përmes projektit SUREP synojmë mbështetjen e individëve të cenueshëm dhe familjeve të tyre të riatdhesuar nga Evropa Perëndimore në Kosovë.

Me qëllim të realizimit të objektivave të projektit SUREP, CaCH fton të gjithë Operatorët Ekonomik të kualifikuar të shprehin interesimin e tyre për ofertim për aktivitetin e prokurimit:

Furnizim me pajisje dhe mjete pune bazuar në kërkesat e përfituesve të granteve të projektit SUREP:

Pajisje dhe mjete pune për themelimin e bizneseve në fushat:

  • Pjesa (Llot) 1: Furnizim me Pajisje për Ndërtimtari Nën-pjesët (Nën-llotët) I.1, I.2, I.3, I.4, I.5, I.6, I.7, I.8, I.9, I.10
  • Pjesa (Llot) 2: Furnizim me Pajisje Ondulimi Nën-pjesët (Nën-llotët) II.1
  • Pjesa (Llot) 3: Furnizim me Pajisje për Bujqësi Nën-pjesët (Nën-llotët) III.1, III.2, III.3, III.4
  • Pjesa (Llot) 4: Furnizim me Pajisje për Gastronomi Nën-pjesët (Nën-llotët) IV.1, IV.2
  • Pjesa (Llot) 5: Furnizim me Pajisje për Zërim Nën-pjesët (Nën-llotët) V.1
  • Pjesa (Llot) 6: Furnizim me Pajisje për Automekanik dhe Pastrim Nën-pjesët (Nën-llotët) VI.1
  • Pjesa (Llot) 7: Furnizim me Pajisje për Shpezëtari Nën-pjesët (Nën-llotët) VII.1
  • Pjesa (Llot) 8: Furnizim me Pajisje për Paketim Nën-pjesët (Nën-llotët) VIII.1
  • Pjesa (Llot) 9: Furnizim me Serrë Nën-pjesët (Nën-llotët) IX.1
  • Pjesa (Llot) 10: Furnizim me Pajisje Elektroshtëpiake Nën-pjesët (Nën-llotët) X.1

Të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë, mund të tërheqin dosjen e tenderit dhe specifikimet teknike duke klikuar në: Dosja e tenderit dhe Specifikat teknike. Në rast vështirësie për të u qasur në link, ju lutem na shënoni në email: kosovo@caritas.ch (duke kopjuar gjithnjë edhe emailin mkelmendi@caritas.ch).

Për të aplikuar ju duhet të i dorëzoni dokumentet në kopje fizike dhe në pliko të mbyllura tek zyret e Caritasit Zviceran (në datat dhe vendin e specifikuar më poshtë).

Sqarimet e dosjes së tenderit dhe specifikimeve teknike mund të bëhen përmes e-mail: kosovo@caritas.ch (duke kopjuar gjithnjë edhe emailin mkelmendi@caritas.ch).

Afati i fundit për pranimin e kërkesave për sqarime është data: 18 Gusht 2020 ora 16:00.

Ftesa për aplikim mbetet e hapur nga data 13 deri me 21 Gusht 2020, ndërsa dokumentacioni pranohet vetëm me datën 20 dhe 21 Gusht, 2020 nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Ofertat e dërguara para ose pas këtij afati nuk konsiderohen valide. CaCH nuk mban obligim të njoftojë operatorët ekonomik që nuk selektohen në këtë proces.

Listime të ngjashme

Account Manager (f)   Kosovë e re
23/09/2020
Vende të lira të punës (12)   Skenderaj e re
23/09/2020
22/09/2020