FPO: Arkivimi Fizik dhe Digjital i Dokumentacionit

procredit bank squarelogo
ProCredit Bank Kosovo
Publikuar më
14/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

FTESË PËR OFERTË Ref no: T-0011-08-2020

Banka ProCredit i fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

T-0011-08-2020 - Arkivimi Fizik dhe Digjital i Dokumentacionit, si dhe Shkatërrimi Profesional dhe Riciklimi i Dokumenteve për Nevojat e Bankës ProCredit

Të interesuarit mund t’i kërkojnë dokumentet për aplikim prej datës 07 Gusht 2020 në e-mail adresën kos.procurement@procredit-group.com

Vërejtje:

  • Banka ProCredit është deklarues i TVSH-së. Të gjitha çmimet e ofruara nga  ofertuesit të cilët janë deklarues të TVSH-së duhet që ta listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së, ndërsa ofertuesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (bëjne shitje të përjashtuar nga TVSH-ja), nuk duhet të listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së.
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH-në ndarazi, do të nënkuptohet  se  vlera e TVSH-së është e përfshirë brenda çmimit.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë katër muaj (120 ditë) nga dita e dorëzimit.
  • Çmimet kuotohen në Euro (€).
  • Ofertuesi duhet të paraqesë referenca të saj mbi shërbimet e ngjashme të ofruara më herët.
  • Banka ProCredit mban të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë e kualifikuara për
  • Kompania e përzgjedhur duhet të jetë e gatshme të  ofrojë  shërbimet  në momentin qe kërkohet nga banka
  • Banka ProCredit ka të drejtë të anulojë tenderin dhe/ose ndryshojë karakteristikat e tenderit dhe ti ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.

Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 21 Gusht 2020 ora 15:00h.

Oferta duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur dhe  e  shënuar  qartë  “T-0011-08-2020  Arkivimi Fizik dhe Digjital i Dokumentacionit, si dhe Shkatërrimi Profesional dhe Riciklimi i Dokumenteve për Nevojat e Bankës ProCredit” në Zyrën Qendrore të Bankës ProCredit (Rr. Xhorxh Bush Nr. 26, 10000 Prishtinë).

Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në :

kos.procurement@procredit-group.com