
Përshkrimi
FTESË PËR OFERTË Ref no: T-0018-10-2020
Banka ProCredit i fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:
T-0018-10-2020 – Aksesore/ Dhurata për klientë dhe për stafin e Bankes Procredit per Festat e Fundvitit
Të interesuarit mund t’i kërkojnë dokumentet për aplikim prej datës 12 Tetor 2020 në e-mail adresën kos.Procurement@procredit-group.com
Vërejtje:
- Banka ProCredit është deklarues i TVSH-së. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit të cilët janë deklarues të TVSH-së duhet që ta listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së, ndërsa ofertuesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (bëjne shitje të përjashtuar nga TVSH-ja), nuk duhet të listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së.
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH-në ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është e përfshirë brenda çmimit.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë katër muaj (120 ditë) nga dita e dorëzimit.
- Çmimet kuotohen në Euro (€).
- Ofertuesi duhet të paraqesë referenca të saj mbi shërbimet e ngjashme të ofruara më herët.
- Banka ProCredit mban të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë e kualifikuara për ofertim.
- Kompania e përzgjedhur duhet të jetë e gatshme të ofrojë shërbimet në momentin qe kërkohet nga banka ProCredit.
- Banka ProCredit ka të drejtë të anulojë tenderin dhe/ose ndryshojë karakteristikat e tenderit dhe ti ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.
Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 23 Tetor 2020 ora 14:00h.
Oferta duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur dhe e shënuar qartë “T-0018-10-2020 - Aksesore/ Dhurata për klientë dhe për stafin e Bankes Procredit per Festat e Fundvitit” në Zyrën Qendrore të Bankës ProCredit (Rr. Xhorxh Bush Nr. 26, 10000 Prishtinë).
Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në :
kos.procurement@procredit-group.com