Financimi i botimeve dhe publikimeve shkencore

kosovo logo gov square e1558603204655
MASHT
Publikuar më
27/05/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Departamenti i Arsimit të Lartë, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Këshilli Shkencor i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në mbështetje të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore Shkencore dt. 28 mars 2013 (Gazeta zyrtare nr. 11/02 maj 2013) dhe Udhëzimit administrativ nr. 01/2017, dt. 30.01.2017 për mbështetjen financiare për aplikim të fondeve nga  MASHT për botime dhe publikime shkencore në revista me faktor ndikimi, shpall: 

KONKURS 

(Për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor ndikimi  për vitin 2020)

- MASHTI/ DALSHTI,  mbulon shpenzimet e publikimeve për revista shkencore të indeksuara në Web of Science dhe Scoopus me faktorë ndikimi pozitiv të autorëve të cilët punën e tyre kërkimore e realizojnë në institucionet kërkimore-shkencore të Kosovës.

- Financohen  botime / publikimet nga fushat prioritare shkencore të parapara në Programin Kombëtar të Shkencës: 

Fushat shkencore prioritare për aplikim:

  1. Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi.
  2. Prodhimi Bujqësor.
  3. Studimet Mjekësore.
  4. Studimet Ekonomike dhe Sociale.
  5. Studimet Gjuhësore, Kulturore dhe Historike.
  6. Hulumtime ndërdisiplinare për Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit.

Kush mund të aplikojë ? 

  • Aplikimet për botime/ publikime të veçanta bëhen vetëm prej personit fizik.
  • Merren parasysh botimet/publikimet e individëve dhe institucioneve që e ushtrojnë veprimtarinë shkencore në Republikën e Kosovës.
  • Aplikimi bëhet vetëm prej autorit.

Për aplikim për botim duhet të plotësohen  këto dokumente:

  • Letërnjoftimi i aplikuesit (kopja)
  • Aplikacioni i plotësuar
  • Autori duhet të dëshmoj me shkrim se punimi i tij / saj, është i publikuar në Web of Science dhe Scoopus.
  • Deklaratë e noterizuar nga autori që punimi nuk është i botuar pjesërisht apo tërësisht më herët dhe që nuk ka sponsorë të tjerë.
  • Autori duhet ta dëshmoj transaksionin e pagesës.
  • Financohen vetëm dy punime të një autori të publikuara në revista që janë të indeksuara dhe të listuara në platformen Scoopus dhe Web of Science brenda një viti.
  • Mbulohen deri në 80% e shpenzimeve të publikimit.
  • Kërkesat tjera në bazë të UA për botime dhe publikime.

Konkursi mbetet i hapur nga 26.05.2020 deri më 18.10.2020 .

  • Aplikacioni me dokumentacion të kompletuar dorëzohet në arkivin e MASHTI,  zyra nr.4,  ndërsa  të gjitha informatat rreth aplikimit merren në  zyrën  302/b te Z Fidan Kozhani.

Dokumentacionet e pakompletuara dhe aplikimi me vonesë  nuk shqyrtohen

Detajet e kontaktit;

Emri:  Fidan Kozhani
Posta elektronike :
e-mail: fidan.kozhani@rks-gov.net,
Adresa postare:
Rr. Agim Ramadani p.n 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel.+381(0) 38 200 20123