Facilitator (6)

64x64 YIHR
Youth Initiative for Human Rights
Publikuar më
05/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Thirrje e hapur për facilitatorë

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë është duke kërkuar gjashtë (6) facilitatorë në fushën e të drejtave të njeriut dhe teknikën e storytelling që t’i bashkohen projektit ‘Shkollat Kampione për Ndryshime Sociale’ mbështetur nga GIZ CDBE.

Qëllimi i projektit dhe aktivitetit:

Projekti ‘Shkollat Kampione për Ndryshime Sociale’ ka si qëllim kryesor trajtimin e fenomeneve negative sociale si: bullizmi dhe diskriminimi i bazuar ne gjini, etnicitet, racë, orientim seksual, status social dhe ekonomik, tek të rinjtë në Kosovë. Pjesëmarrës në aktivitetet e këtij projekti janë njëzet (20) shkolla kampione nga shtatë (7) komuna të përzgjedhura nga GIZ CDBE. Në kuadër të këtij projekti është e paraparë që të mbahen katër (4) kampe tre-ditore residenciale me nxënësit e ciklit të mesëm të ulët.

Prandaj, YIHR KS hap thirrje për gjashtë (6) facilitatorë që do të asistojnë në realizimin e kampeve që do të bazohen në metodën e “Storytelling”.

Data dhe vendi:

Aktivitetet do të organizohen në Kosovë përgjatë muajve Shtator-Nëntor 2020, ku në total facilitatorët do të angazhohen për 12 ditë pune. Datat e kampeve mbetet të ndahen në vazhdim.

Kriteret e pranimit:

  • I/e diplomuar (apo student/e në vitin e fundit të studimeve) në fushën e shkencave shoqërore, edukim, apo fusha të ngjashme është avantazh;
  • Eksperiencë paraprake në lehtësim (facilitim) të trajnimeve, ëorkshopeve, kampeve me fëmijë dhe të rinj;
  • Eksperiencë të punës me OJQ;
  • Aftësi komunikuese, ndër-personale, prezantimi, pune në grupe, organizative dhe zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi planifikuese dhe menagjimi të kohës;
  • Aftësi komunikimi ndër-kulturor.

Përshkrimi i angazhimit të facilitatorëve:

  • Pjesëmarrja në takime të rregullta përgatitore me stafin e YIHR KS;
  • Udheheqje dhe asistim në mbajtjen e aktiviteteve gjatë kampeve;
  • Pjesëmarrja në takime vlerësuese me stafin e YIHR KS pas çdo kampi;
  • Përgatitja e dokumenteve tjera relevante të cilat mund të përcaktohen në bashkëpunim me stafin e YIHR KS.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV-në;
  • Letër motivuese;
  • Plan-program për 3 aktivitete të cilat do të mund t’i realizonit gjatë kampeve;
  • Ofertën financiare.

Ju lutem dërgoni këto dokumente në apply@yihr.org me subjekt të email Facilitator – CSSC – GIZ.

Aplikimi është i hapur deri më 11 Shtator 2020, ora 23:59.