Eskpertë të komisioneve vlerësuese

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Publikuar më
23/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e Projektpropozimeve të OJQ-ve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë vitit 2020, planifikon që përmes thirrjes publike të ofrojë mbështetje financiare për implementimin e projekteve të organizatave joqeveritare në fushat prioritare që ndërlidhen me:

  • Projektet që synojnë hartimin e programeve për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi  të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.
  • Projektet që synojnë ngritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e   fëmijëve  me aftësi të jashtëzakonshëm ,  talente dhe dhunti.
  • Projekte që synojnë përkrahjen e garave për nxënësit  me aftësi  të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti ( fushat me prioritet janë matematika dhe fizika).

Rregullorja MF - nr - 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në nenin 8, paragrafi 3.2 parasheh që pjesë e çdo komisioni vlerësueses për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas thirrjeve publike, duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë përfaqësues të OJQ-ve. Për këtë qëllim, MASH fton të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e regjistrit të ekspertëve të jashtëm, të cilët sipas nevojës së institucionit do të caktohen në cilësinë e anëtarëve në komisione vlerësuese për të vlerësuar projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të për financim përmes fondeve publike.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të punësuarit në organizatat joqeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  • Ekspertë të pavarur, të cilët kanë të paktën 5 vite përvojë pune që ndërlidhet me administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve apo fusha të ngjashme.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politikë, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një letër motivimi;
  • Një CV të përditësuar;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga udhëheqësi i OJQ-së në të cilën aplikuesi është i punësuar.

Aplikimi mund të bëhet jo më larg se data 24.07.2020, duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit të kërkuar në zyrën  nr. 4 Arkiv- Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH, do të vlerësoj të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj thirrje publike do të bëhen pjesë e regjistrit të ekspertëve të jashtëm të cilët do të ftohen sipas nevojës për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese, sipas thirrjeve publike që do të bëjë MASHT gjatë vitit 2020.