Erasmus Mundus Joint Master Degrees

Erasmus e1635857818502
European Education and Culture Executive Agency
Publikuar më
02/11/2021
Qyteti
Evropë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Aplikimet për studime të plota në nivelin MASTER janë hapur!

KA1 Erasmus Mundus –Programi për MASTER TË PËRBASHKËT (Degree Mobility)

Përmes kësaj komponente një student mund të përfitoj bursë për kryerjen e një programi master, vetëm me kohë të plotë (studime të plota), në dy ose më shumë Universitete evropiane me bursë Erasmus+. Një kusht i domosdoshëm për të aplikuar është njohja e gjuhës angleze dhe mbrojtja me një nga testet e njohura në rang ndërkombëtar si TOEFL, IELTS etj. Diploma që lëshohet në fund të studimeve është diplomë e përbashkët që njihet nga të gjitha universitetet evropiane.

Aplikimet për Master zakonisht hapen në muajin tetor dhe qëndrojnë të hapura deri në muajin shkurt të vitit tjetër. Në disa raste, mund të kenë afat edhe në muajt pasardhës.

Bursat Erasmus+ mbulojnë të gjitha shpenzimet, përfshirë transportin, qëndrimin, pagesën e regjistrimit, sigurimin e jetës, kostot e vizës, etj.

Për listën e plotë të Masterave të përbashkët:
https://www.eacea.ec.europa.eu/

Si bëhet aplikimi?

  • Si fillim, brenda listës së masterave të ofruara (ekziston vetëm një listë e Universiteteve në kuadër të programit Erasmus+), identifikoni ato programe që përshtaten më tepër me studimet që keni kryer ose janë të një fushe të përafërt.
  • Shqyrtoni informacionin e dhënë tek faqja e internetit e masterit që keni zgjedhur. Shikoni me vëmendje udhëzimet për aplikimin, kriteret, afatin e fundit, kërkesat gjuhësore dhe dokumentet e tjera që mund të nevojiten për dosjen e aplikimit.
  • Çdo master ka kritere dhe afate specifike.
  • Dokumentet që kërkohen përgjithësisht përfshijnë: një letër motivimi; diplomën dhe listën e notave; dëshminë e gjuhës angleze të mbrojtur me IELTS ose TOEFL, dy letra rekomandimi, dokumentin e identifikimit.
  • Në faqen e internetit të çdo programi master do të merrni informacion më të detajuar për kriterin gjuhësor, numrin e pikëve të kërkuara, rastet kur studimet e mëparshme janë kryer në këtë gjuhë etj.
  • Sigurohuni që dokumentet e kërkuara të jenë të përkthyera në Anglisht dhe të noterizuara (në rast se nuk parashikohet në gjuhë tjetër).
  • Aplikimi juaj bëhet VETËM online nëpërmjet website-it të masterit.

*Mund të aplikoni paralelisht, në 3 programe të ndryshme Master-i. Nëse jeni fitues në 2 prej tyre, do të ndiqni vetëm njërin.

Tregoni kujdes të respektoni afatin e fundit të aplikimit, pasi asnjë aplikim nuk do të jetë i vlefshëm po kaloi afati.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Circular Economy Analyst   Prishtinë e re
03/12/2021
Project Coordinator   Prishtinë e re
03/12/2021
Project Associate   Prishtinë e re
03/12/2021