
Përshkrimi
RN00008671
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 22/03/2022
Afati për aplikim: 22/04/2022 - 29/04/2022
Në bazë të nenit 67 paragrafi 1, paragrafi 3 pika 3.2, paragrafi 5 dhe 7, nenit 68 paragrafi 1, nenit 69 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtar Publik, nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr.04/L-125 për Shëndetësi, nenit 10 paragrafi 1, nenit 11 paragrafi 1,2 nenit 13 paragrafi 1 dhe 3 i Statutit të SH.S.K.U.K-së, nenit 13 dhe 22 të Statutit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe kërkesës së aprovuar nga Bordi i SH.S.K.U.K për shpallje të Konkursit me nr.protokolli 758 dt.14.03.2022, Këshilli Drejtues - UD Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan më 22.03.2022, publikon:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË KOHË TË PACAKTUAR
Institucioni : Spitali Përgjithshëm Gjilan
Titulli i vendit të punës:
- 1 (Një ) - Mjek Specialist Endokrinolog
- 1 (Një ) - Mjek Specialist Psikiatër
Raporton: Shefit të Repartit ( Internës-Psikiatrisë )
Kontrata: Për kohë të pacaktuar
Kategoria funksionale/grada: 8.4
Numri referencës: 758-14/03.2022
Qëllimi kryesor i vendit të punës:
Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin cilësor, bazuar në nivelin profesional që kërkohet për të gjithë profesionistët shëndetësorë.
Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës - Mjek Specialist Endokrinolog / Psikiatër :
Kryen vizita të rregullta dhe punë brenda spitalore dhe ambulantore, sipas orarit të punës, Kryen konsultime dhe vizita në repartet tjera sipas nevojës, Kryen ekzaminimin mjekësor të pacientit, mbledh të dhëna për sëmundjen (diagnostifikim) dhe përcakton diagnozën, Përcakton dhe kryen trajtimin (terapinë) për sëmundjet e zbuluara, çrregullimet ose lëndimet, Dokumenton ekzaminimet e vazhdueshme mjekësore të pacientit, gjetjet, diagnozat dhe trajtimin e përshkruar, si dhe kujdeset për trajtimin e pacientëve, Monitoron dhe vlerëson efektet e trajtimit terapeutik, Merr pjesë në trajtimin e pacientëve me bazë ekipore - konziliare, Bën trajtimin e të sëmurëve sipas protokolleve moderne specifike për lëmin e Psikiatrisë dhe Endokrinologjisë. Organizon intervenimin e shpejtë, vendosjen e terapisë urgjente të të sëmurëve të rëndë,
Regjistron të gjitha të dhënat në sistemin e informimit shëndetësor (SISh), Përgatit fletëdaljen (fletë lëshimin) për pacientët e hospitalizuar dhe raportin mjekësor për pacientët ambulatorë, Respekton kodin e mirësjelljes, kujdesit dhe respektimit të pacientit dhe personelit, Përcakton radhën dhe planin e ekzaminimeve kliniko-laboratorike, Mbikëqyr realizimin e detyrave ditore të punës së stafit, Jep mendime profesionale në punën e komisioneve të ndryshme, Në përfundimin e ditës së punës kalon informatat te stafi kujdestarë për ngjarjet dhe gjendjen e pacientëve, Bashkëpunon me shërbime të tjera profesionale në institucion, Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur autorizohet me shkrim, në përputhje me rregullat institucionale,
Shkollimi - Përgaditja profesionale:
Përveç kushteve të përgjithëshme kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
Kandidati nën pikën 1 dhe 2 :
- Duhet të ketë të kryer fakultetin e Mjekësisë Specializimin nga Endokrina / Psikiatria (diploma e fakultetit të Mjekësisë, Çertifikata e Specializimit kopje e noterizuar)
- Licenca e punës me afat
- Letërnjoftimi kopje
- Çertifikatën e lindjes
- Çertifikatën e lëshuar nga Gjykata që nuk jeni i/e dënuar ose nën hetime
- Njohja e një gjuhe të huaj (e preferuar )
- Njohja e punës me kompjuter programeve word, exel, powerpoint ),
Institucioni : Spitali Përgjithshëm Gjilan,
Titulli i vendit të punës: 3 ( Tre ) punëtorë e mirëmbajtës të higjienës).
Raporton : Shefit të shërbimit teknik
Kontrata: Me kohë të pa caktuar,
Kategoria Funksionale/Grada: 4
Nr referencës: 758-14/03.2022
QËLLIMI I POZITËS:
Të realizojë detyrat e pastrimit brenda objekteve të Spitalit nën udhëheqjen e mbikëqyrësve për pastrim duke siguruar mirëmbajtjen e nivelit të lartë të pastërtisë.
Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës punëtorë e të higjienës:
- Çdo ditë kryen dezinfektimin e nyjeve sanitare,
- Kujdeset për pastërtinë e dhomave të pacientëve dhe korridoreve
- Ndihmon në bartjen e pacienteve të vdekur deri në morgun e spitalit
- Mbledh mbeturinat nëpër reparte dhe i bartë deri në vendin për deponi të mbeturinave,
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesave dhe nevoja tjera që dalin në kuadër të shërbimit teknik e që përcaktohen nga udhëheqësi
- Shefi i shërbimit teknik.
Shkollimi - Përgaditja profesionale:
- Diploma e shkollës Fillore ( kopja e noterizuar )
- Letërnjoftimi kopje
- Çertifikatën e lindjes
- Çertifikatën e lëshuar nga Gjykata që nuk jeni i/e dënuar ose nën hetime,
Procedura e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore që plotësojnë kushtet e Konkursit dhe kanë aftësinë për kryerjen e detyrave të punës.
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Arkivin e Spitalit Përgjithshëm në Gjilan, rruga Idriz Seferi nr. 10.
Data e mbylljes së Konkursit:
Konkursi mbetet i hapur për aplikim 8 ditë kalendarike pas kalimit të afatit prej 30 ditësh kalendarike nga dita e aplikimit (shpalljes) nga NJBNJ në web faqe - SIMBNJ, (shpallja në SIMBNJ nga data 22.03.2022 deri më 21.04.2022 - 30 ditë kalendarike e nga data 22.04.2022 deri më 29.04.2022 është afati 8 ditë kalendarike për marrje dhe paraqitje të aplikacioneve për pozitat e shpallura të punës në Arkivin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan).
Verifikimi i aplikacioneve bëhet nga NJBNJ, aplikacionet e pakompletuara si dhe ato pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Kandidatët që i plotsojnë kriteret e Konkursit do t'i nënshtrohen testit me shkrim.