Emërimi, riemërimi dhe avancimi i personelit akademik

universiteti i gjakoves fehmi agani e1610695022947
Universiteti Fehmi Agani
Publikuar më
29/01/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të dispozitave të nenit 8 të Ligjit të Punës, Nr.037L-2 12, nenit 26 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr.04L-037, nenit 173 paragrafi 4 të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, si dhe nenit 10 paragrafi 1 të Rregullores për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë, Nr.0472237 të dt.06.12.2019, Senati i Universitetit në mbledhjen e mbajtur me datë 16.12.2020, mori vendim për të shpallur:

KONKURS

për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të rregullt në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë

I FAKULTETI I EDUKIMIT
Programet: Parashkollor dhe Fillor

  1. Një (1) mësimdhënës për grup lëndësh nga Matematika (Programi Parashkollor dhe Fillor).

II. FAKULTETI I FILOLOGJISË
Programi: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

  1. Dy (2) mësimdhënës për lëndë të Gjuhës shqipe,
  2. Dy (2) mësimdhënës për lëndë të Letërsisë shqipe.

III. FAKULTETI I MJEKËSISË
Programet: Infermieri dhe Fizioterapi

  1. Një (1) mësimdhënës në Programin Infermieri për lëndët:
    a) Infermieri Psikiatrike dhe Shëndet Mendor:
    b) Shëndeti si vlerë:
    c) Reanimimi Kardio Pulmonar.
  2. Një (1) asistent për grup lëndësh në Infermieri,
  3. Një (1) mësimdhënës për grup lëndësh në Fizioterapi,
  4. Një (1) asistent për grup lëndësh në Fizioterapi.
  5. Një (1) mësimdhënës për grup lëndësh në gjuhe gjermane

Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhjen e personelit akademik janë të përcaktuara në dispozitat e Statutit të UFAGJ-së, Rregullores nr.0472237 të dt.06. 12.2019 për procedurat e përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t'i paraqesin këto dokumente:

a) Kërkesën për aplikim dhe biografinë (CV),
b) Certifikatën e lindjes,
c) Diplomat origjinale ose kopjet e diplomave (baçelor, masterimagjistraturë dhe doktoratë) të vërtetuara nga noteri,
d) Kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit me rastin e aplikimit për zgjedhje, rizgjedhje apo avancim duhet të sjellin vendimin për nostrifikim (barasvlerën) e diplomës përkatëse (baçelor, master, magjistraturë, doktoratë) ose dëshminë e aplikimit për nostrifikim,
e) Kandidatët që konkurrojnë për asistentë duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve baçelor dhe masterfmagjistraturë,
f) Kandidatët që janë të punësuar në IAL publik në Kosovë duhet të paraqesin vendimin e zgjedhjes së fundit,
g) Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale brenda kornizës së përcaktuar me UA MASHT, me Statutin e UFAGJ-së dhe Rregulloret përkatëse,
h) Kandidatët të cilët pretendojnë të themelojnë marrëdhënie të rregullt pune për herë të parë në UFAGJ, duhet të sjellin dëshmi nga organet kompetente që nuk janë nën hetime, dhe informata tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Kohëzgjatja e emërimit dhe kufizimet për emërim

  1. Të gjitha emërimet për tituj si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.
  2. Kriteri i moshës i përcaktuar në nenin 178 të Statutit vlen për kandidatët të cilët aplikojnë për themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës dhe do të merret në konsideratë deri në ditën e përmbylljes së konkursit.
  3. Në Universitetin e Gjakovës nuk lejohet rekrutimifangazhimi i kandidatëve brenda ndonjërit program, nëse brenda të njëjtit program kanë në marrëdhënie të rregullt pune apo të angazhuar familjar të ngushtë ( në relacionin bashkëshortor, prind-fëmijë, vëlla-motër, vëlla-vëlla),
  4. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në Republikën e Kosovës themelojnë marrëdhënie punë sipas Ligjit të punës, nën kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj të veçantë për punësimin e shtetasve të huaj dhe sipas konventave ndërkombëtare.

Vendimi, periudha e ankimimit dhe e përmbylljes së konkursit

  1. Procedura e votimit në Senat për propozimet e Këshillit të Fakultetit lidhur me emërimin dhe avancimin e anëtarëve të personelit akademik bëhet sipas Rregullores së Punës të Senatit.
  2. Anëtari i personelit akademik i cili ka vlerësim pozitiv nga instancat paraprake, por i cili nuk fiton votat e nevojshme të anëtarëve të Senatit për avancim, riemërohet në thirrjen e njëjtë.
  3. Ndaj vendimit të Senatit në afat jo më larg se 15 ditë pas pranimit në dorëzim të njottimit për vendim, mund të bëhet ankesë në Komisionin e Senatit për Ankesa dhe Parashtresa, që shërben si instancë e parë dhe e fundit e ankimimit në UFAGJ.
  4. Konkursi për emërim, riemërim ose avancim të personelit akademik, duhet të përmbyllet me vendime përkatëse të Senatit të UFAGJ-së për të gjitha vendet e shpallura, në një periudhë jo me të gjatë se 175 ditë nga dita e shpalljes.
  5. Për raste të veçanta, para arritjes së propozimit në Senat, me kërkesë të Rektorit afati i të gjithë procedurës mund të zgjatet edhe maksimum 30 ditë
  6. Nëse konkursi nuk realizohet në tërësi apo pjesërisht brenda afatit të përcaktuar si në paragrafin 4, atëherë vendet përkatëse të parealizuara mund të rishpallen në konkursin e radhës sipas kërkesës së Fakultetit.
  7. Senati ruan të drejtën që të ndryshoj dhe anuloj pikat e veçanta të konkursit bazuar në vendimin e KSHC-AKA.,
  8. Të gjitha kontratat do të nënshkruhen dhe zbatohen me 1 tetor.
  9. Kontratat e punës për personelin akademik të zgjedhur për herë të parë në Universitetin Fehmi Agani” sipas vendimit të Senatit, do të nënshkruhen vetëm nëse pi dën përkatëse, brenda afatit ligjor, nuk ushtrohet ankesë, respektivisht në rast të ankesës, deri në një vendim përfundimtar të Inspektoratit të Punës.

Mënyra e aplikimit

  1. Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në formë të shtypur dhe në formë
    elektronike.
  2. Dokumentacioni i shtypur duhet të dorëzohet në Fakultetin përkatës, kurse versioni elektronik në platformën online të Universitetit Fehmi Agani” në Gjakovë, në email adresën, apliko@uni-gjk.org
  3. Aplikimi përmes platformës online do të fillojë nga data 29.01.2021
  4. Punimet shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare nuk ka nevojë të skanohen në tersi, por vetëm faqja e parë dhe e fundit e punimit (përfshirë konkluzionet), ndërsa për libratë botuar duhet të skanohet faqja e parë e librit dhe faqja në të cilën shihet katalogimi në botim (CIP).
  5. Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara, si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.
  6. Afati i aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga data 29.01.2021 deri më 12.02.2021, (15:00).

Shpallja e plotë.

 

Listime të ngjashme

Zyrtar/e i/e të Hyrave   Prishtinë
23/02/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë
22/02/2021