Elektricist

Qendra e Studenteve e1631135302237
Qendra e Studentëve e UP
Publikuar më
08/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës në Prishtinë, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Ligji Nr.06JL-114 neni 79 si dhe Ligjit të Punës Nr. 03IL-212,neni 7 dhe $ të Ligjit të Punës, të Republikës të Kosovës publikon këtë :

KONKURS

Titulli i postit: 1 (Një) Elektricist
Drejtori: Sektori për TI dhe Shërbime Logjistike
Kontratë : Në afat të pacaktuar
Periudha provuese: (Një vjeqare)
Raporton te: Udheheqesi i Sektorit për Tekonologji Informative dhe Logjistik
Koeficienti: 6,5.

Detyrat:

  • eshte përgjegjës për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha stabilimenteve elektrike në konvikt, kuzhinë, ndërtesën e drejtorisë, palestrën e. sporteve dhe objektet tjera të Qendrës,
  • mbanë rrjetën elektrike në gjendje të rregullt,
  • lexon numrat së bashku me punëtorët e Elektrokosovës,
  • për punën e kryer dhe shpenzimet e materialit mbanë evidencë,
  • shënon pershkrimin e punës,objektin e tj,
  • sipas urdhërit të udhëheqësit të shërbimit kryen përmirësimet e instalimit elektrik, stabilimenteve elektrike dhe montimin e kablove elektrike,
  • bënë ndërrimin e patronave, prizave, ndërpresave, fytat e poçeve elektrike dhe poçave në lokalet e përbashkëta të Qendrës,
  • mbanë evidencën mbi ndërtimin e pjesëve të reja, të vërtetuara Nga ana e udhëheqësit të Shefit të mirëmbajtjes teknike.
  • kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të udheheqesit të sektorit të mirëmbajtjes teknike.

Aftësitë:

  • aftësitë e mira të komunikimit
  • gatishmëria për të vepruar me pak mbikëqyrje
  • aftësi të mira ndër personale dhe mbajtja e kontakteve me personat vendimmarrës
  • aftësi për përcaktimin e prioriteteve të punës dhe shkathtësi për menaxhimin e kohës.
  • njohja e obligueshme e gjuhëve zyrtare në përdorim.
  • njohja e gjuhës angleze është përparësi.
  • mbikëqyr punët dhe aktivitetet në lëmin e strehimit
  • mbikëqyr punët dhe aktivitetet në lëmin e teknologjisë informative në konvikte

Kualifikimi dhe përvoja:

  • shkolla e mesme
  • së paku 1 (një) vjet përvojë pune pune profesionale

Informacionet plotësuese:

  • Konkursi është i hapur nga data 06/09/2021 gjer me 15/09/2021 në web faqen e Qendrës së Studentëve si dhe ne web faqen elektronike https://konkursi.rks-gov.net/
  • aplikacionet merren / dorëzohen, (bashkangjitur të gjitha dokumentet relevante në kopje) në Qendrën e studentëve të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë, rruga Agim Ramadani, p.n. kati i dytë, nr. kontaktues i telefonit 038-223-951, prej orës 08,00 — 16,00,
  • Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
  • aplikacionet e pakompletura mund të refuzohen
  • kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervist do të informohen përmes telefonit.
  • Qendra e studentëve është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjitha komunitetet e Kosovë.
Prano njoftimet me email