Ekspertë të jashtëm të komisioneve vlerësuese

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Komisionerit për Gjuhët
Publikuar më
22/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e Projekt propozimeve të OJQ-ve

Nr. prot: 20/2020
Data: 22.10.2020

Bazuar në Rregulloren MF- Nr- 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve, me qëllim të promovimit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore, Zyra e Komisionerit për gjuhët, fton organizatat jo qeveritare dhe shoqërinë civile, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit të projekteve, në cilësinë e ekspertëve të jashtëm. Komisioni për përzgjedhjen e ekspertëve, pas intervistimit do të përpilojë listën e të kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e
parapara sipas konkursit. Lista e ekspertëve do të ketë mandat dy (2) vjeçar.

Rregullorja MF- Nr- 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në Nenin 8, paragrafi 3.2 parasheh që në çdo komision vlerësueses, duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm. Për këtë qëllim, ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e komisionit vlerësues si ekspertë të jashtëm.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  • Ekspertë të pavarur, të cilët kanë të paktën 5 vite përvojë pune që ndërlidhet me
    administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve apo fusha të ngjashme.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politikë, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën
    shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një letër motivimi
  • Një CV të përditësuar;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në
    të cilën aplikuesi është i punësuar.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mailit: zkgj.kpj@gmail.com dhe ivana.pavlovic@rks-gov.net deri më: 28.10.2020.

Listime të ngjashme

21/11/2020
Roje Pyelli   Prizren
19/11/2020
19/11/2020