
Përshkrimi
THIRRJE PUBLIKE
Për anëtarë të komisionit për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për Drejtorine e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.
Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave Nr.: 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat financimit publik të OJQ-ve në Nenin 8, paragrafin 3.2 që pjesë e çdo Komisioni Vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas thirrjes publike duhen të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQve.
Për këtë qëllim DTZHE-ja fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisioni Vlerësues për të vlerësuar projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të.
Të giithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime apo me procedurë penale dhe që kanë përvojë në shoqëri civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik mund të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësi të:
- Një përfaqësues nga OJQ-të;
- Një përfaqësues në cilësinë e ekspertit.
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të angazhuarit në Organizatat jo-qeveritare aktive që veprojnë në Komunën e Prizrenit
- Ekspert të pavarur të cilët kanë përvojë pune që ndërlidhet me hartimin dhe menaxhimin e projekteve në fushën e Turizmit dhe Zhvillimi Ekonomik.
Kanditatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Duhet të kenë diplomë universitare;
- Të ketë pörvojë në hartimin dhe menaxhimin e projektetve tö OJQ-ve kulturore;
- Të mos jenë të emeruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjajshme në administratën shtetërore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Një CV;
- Përfaqësuesi nga OJQ-të duhet të dorëzoj një letër nominimi nga udhëheqësi i OJQ-së në të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në organizatë
- Përfaqësues në cilësinë e ekspertit duhet të kenë diplomë universitare.
Dokumentet e kompletuara duhet të dörgohen, në adresën e mëposhtme:
Komuna e Prizrenit
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik
Sporteli nr.: 1- 5 në ndërtesën e Komunës,
20000 Prizren
Afati i aplikimit nga data 24.05.2022 deri më datën 02.06.2022
Komisioni i themeluar nga DTZHE-ja do t'i vlerësoj të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotösojnë kriteret e pörcaktuara përmes kësaj ftesë publike do të jenë pjesë e Komisionit Vlerësues për subvencionimin e Ojq-ve dhe individëve për vitin 2022.