Ekspert/kompani për ngritjen e kapaciteteve

handikos
HANDIKOS
Publikuar më
26/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve – HANDIKOS shpallë konkurs për një ekspert/ kompani për draftimin e programit trajnues në ideimin dhe zhvillimin e mini-projekteve avokuese si dhe mbajtjen e trajnimit virtual për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Trajnimi ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të grupit të Fëmijëve ''Hëna'', në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë” në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe me financim të SIDA.

Ofertuesit janë të mirëpritur të dorëzojnë aplikacionet e tyre në mënyrë elektronike në handikos@handi-kos.org / durim.gashi@handi-kos.org, deri më 07.09.2020, në orën 23:59, me subjektin HENA_TR_20.

Më poshtë mund t'i gjeni termat e referencës për këtë pozitë:

Trajner_ekspert_per_ngritjen_e_kapaciteteve_te_Grupit_HENA.PDF

 

Listime të ngjashme