Ekspert/e tematik/e, Ekspert/e ligjor/e (Shërbime)

save the Children kosovo e1558962530990
Save The Children
Publikuar më
17/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Angazhimi i dy (2) ekspertëve (një ekspert tematik dhe një ekspert ligjor) për ta mbështetur Grupin Punues në hartimin e Udhëzimi Administrativ për ofrimin e shërbimeve sociale, edukative, dhe shëndetësore për fëmijët me aftësi të kufizuara, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Informata

Save the Children është organizata jo-qeveritare lidere në botë për të drejtat e fëmijës. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children në Kosovë punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe krijimit të praktikave të mira; ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrave lokale për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

Fushëveprimi i detyrës

 Save the Children International në Kosovë është duke kërkuar një ekspert / konsulent ligjor lokal dhe ekspert / konsulent tematik për të ofruar shërbimet e mëposhtme:

  • Harton analize krahasuese të standardeve të BE-se, legjislacionit kombëtar dhe praktikave më të mira të aplikuara në rajon dhe më gjerë për zgjidhje, procedura dhe praktika politikash të ndërlidhura ose të ngjashme, në mënyrë që të ofrohen informata për draftin e aktit nënligjor  për strukturën e udhëzimit administrativ që del nga ligji nr. 06/L-84 për Mbrojtjen e Fëmijës;
  • Mbledhjen e informatave nga QPS-të/punëtorët social, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës,  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra për Qeverisje të Mirë, praktikuesit dhe ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe të gjithë akterët e tjerë (OJQ-të ndërkombëtare/vendore);
  • Hartimin e draftit të parë të Udhëzimit Administrativ dhe finalizimi i draftit pas procesit të konsultimeve publike me grupin punues;
  • Angazhimin e plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me grupin punues të themeluar sipas vendimit të lëshuar nga Ministria përkatëse;
  • Mbështetjen e kryesuesit të grupit punues në lehtësimin e punëtorive të konsultimit;
  • Ofron këshilla dhe ekspertizë ligjore dhe tematike për grupin punues lidhur Udhëzimin Administrativ, si dhe procedurat ligjore dhe kriteret që duhet të ndiqen gjatë hartimit të undhëzimit administrativ;
  • Analizon problemet ekzistuese dhe sfidat në sistemin e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijës dhe shërbimet e fëmijëve me aftësi të kufizuara që ofrohen në Kosovë, duke përfshirë nivelet qendrore dhe lokale;
  • Analizon ndryshimet e propozuara në legjislacionin e Kosovës për mbrojtjen dhe të drejtat fëmijëve dhe shërbimet edukativo-arsimore, sociale, shëndetësore dhe familjare, me fokus të veçantë në Ligjin nr. 02 / L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe legjislacionin përkatës të fushës së arsimit dhe shëndetësisë;
  • Jep konsulta në lidhje me të gjitha dokumentet, studimet, raportet, koncept-dokumentet paraprake të ofruara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë;
  • Jep konsulta në lidhje me përvojën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe praktikat më të mira të rajonit në fushën e shërbimeve edukativo-arsimore, mbrojtjes, të drejtave, shëndetetësisë dhe mirëqenies sociale;
  • Pasqyron konsultimet me akterët kryesorë dhe publikun në përmbajtjen e aktit nënligjor.

Kohëzgjatja e konsulencës dhe afati kohor

Eksperti / konsulenti ligjor dhe eksperti / konsulenti tematik do të angazhohen për një periudhë maksimale deri në 30 ditë pune (përfshirë të dy konsulencat), 1 Tetor - 3 1 Dhjetor 2020. Të gjitha përgatitjet paraprake, analizat e të dhënave, takimet me përfaqësuesit e MPMS, Save the Children dhe palët e tjera, hartimin e udhëzimeve, si dhe konsultimet përfundimtare për produktin që duhet të dorëzohet, duhet të përfundojnë brenda afatit të caktuar.

Kualifikimet e nevojshme

Ekspertët apo ofruesi i shërbimit duhet t’i ketë kualifikimet e mëposhtme:

  • Diplomë universitare në Fakultetin Juridik apo Shkenca Sociale (punë për shërbime sociale, politika familjare, punë sociale, psikologji, sociologji, politika publike, qeverisje lokale,qendrore, të drejtat e njeriut etj). Diploma Master në Juridik apo Shkencat Sociale do të ishte aset.
  • Përvojë e dëshmuar në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve me kompleksitet të ngjashëm.
  • Përvojë e punës me Grupet Punuese Qeveritare dhe grupet punuese shumëdisiplinore do të konsiderohet përparësi.
  • Ekspertizë në hulumtimin dhe analizimin e legjislacionit vendor dhe rajonal, si dhe ndikimin e tyre në çështje të ngjashme.
  • Ekspertizë në hartimin e planeve strategjike dhe / ose prioriteteve strategjike në fushat ligjore dhe administrative në kontekstin e Republikës së Kosovës.
  • Aftësi për të prodhuar rezultate me cilësi të lartë dhe brenda afateve kohore.
  • Zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës angleze dhe shqipe (gjuhën e shkruar / e folur). Njohja e gjuhës serbe do të konsiderohej aset.
  • Aftësi për të bërë prezantime vizuale të të dhënave (duke përfshirë tabela dhe grafikone të ngjashëm) për qëllime kuptueshmërie.
  • Aftësi për të prodhuar raporte të shkruara mirë, të lehta për lexuesit, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit.

Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijës:

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, eksperti / konsulenti ligjor dhe eksperti tematikduhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të respektoj qëllimet dhe kushtet e saj.

Aplikimi

Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj me e-mail tek scik@savethechildren.org me titullin: “Konsulent ligjor për UA – Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës”.

Aplikacioni juaj duhet të përmbajë:

  • Curriculum Vitae (CV)
  • Një letër motivimi deri në 1 faqe që përshkruan interesin tuaj për të kryer punën siç përshkruhet në këto terma të referencës.
  • Shembuj të punës së mëparshme me pjesëmarrje të ngjashme;
  • Oferta financiare në shumën bruto EUR (para çdo zbritjeje ligjore) për kryerjen e punës sipas ditëve dhe planit dinamik.

Afati i fundit për aplikim: 23.09.2020 ora 16:00 CET.

Treguesit e performancës për vlerësimin e aplikacioneve

Treguesit e performancës për vlerësimin e aplikacioneve do të bazohen në kriteret e mëposhtme:

A)     KRITERET THEMELORE: Të gjithë aplikuesit duhet t’i përmbushin kriteret themelore për t’u marrë parasysh për vlerësim të mëtutjeshëm

Kriteret | Po/Jo

  • Aplikuesi është individ/kompani i/e regjistruar në Kosovë.
  • Aplikuesi dorëzon aplikacionin e plotë sipas termave të referencës
  • Oferta financiare e aplikuesit përcaktohet sipas specifikimit të kërkesës për kohëzgjatjen e Marrëveshjes së Shërbimit.

B)     KRITERET PËR KAPACITETE

Kriteret | Pikët maksimale

  • Aplikuesi është individ/kompani i/e respektuar me përvojë paraprake në punë të ngjashme dhe paraqet së paku një por jo më shumë se tri referenca për punë/angazhime të ngjashme. | 20
  • Aplikuesi përmbush kushtet e përcaktuara për kualifikim sipas termave të referencës. | 30
  • Pikët e përgjithshme | 50

C)      KRITERET KOMERCIALE

Kriteret | Pikët maksimale

  • Oferta financiare e aplikuesit dëshmon një pozitë të favorshme financiare për Save the Children (ju lutem jepni çmimin më të mirë të mundshëm) | 50
  • Pikët e përgjithshme | 50

Të gjithë aplikuesit duhet t’i plotësojnë kriteret themelore për t’u marrë parasysh për vlerësim të mëtutjeshëm. Do të ndahen maksimumi 100 pikë, 50 në kriteret për KAPACITETE dhe 50 në kriteret KOMERCIALE.

Në rast të performancës jo të kënaqshme, Save the Children do të negociojë me aplikuesit e zgjedhur në mënyrë që puna/materialet të ndryshohen. Nëse puna nuk arrin t’i përmbushë pritjet, Marrëveshja e Shërbimit do të përfundojë përmes një letre njoftimi një muaj para përfundimit. Ndërkohë, Save the Children do të fillojë një përzgjedhje tjetër në mënyrë që të identifikojë individë/kompani të përshtatshme kandiduese.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

21/11/2020
19/11/2020
19/11/2020