Ekspert/e profesional/e (7)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Publikuar më
01/12/2021
Skadon
08/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)

shpall

FTESË PËR SHPREHJE INTERESI

Për ekspertë profesional të fushave përkatëse si më poshtë:

  • Një ekspert profesional nga fusha e Juridikut;
  • Dy ekspert profesional nga fusha e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Elektrike;
  • Dy ekspert profesional nga fusha e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;
  • Dy ekspert profesonal nga fusha e Linguistikës.

Kriteret profesionale dhe kualifikimet e kërkuara:

  1. Doktor në shkencat kompjuterike. Doktor shkence në inxhinieri elektrike.
  2. Doktor  shkence në arkitekturë, ndërtimtari dhe urbanizëm.
  3. Doktor shkence në gjuhë dhe letërsi: shqipe, angleze.
  4. Njohuri të dëshmuar me CV me përvojë në fushën e arsimit  të lartë – së paku 4 vite përvojë pune.
  5. Njohuri relevante në fushën e arsimit të lartë.
  6. Njohje e gjuhës angleze (për kandidatët që kanë studiuar jashtë Kosovës në gjuhën angleze nuk është e nevojshme dëshmia).
  7. Përzgjedhja e ekspertëve do të bëhet sipas procedurave të përcaktuara të legjislacionit në fuqi.
  8. Angazhimi dhe kompensimi i ekspertëve të përzgjedhur bëhet në marrëveshje me MASHT dhe në bazë të legjislacionit në fuqi.
  9. Ftesa për shprehje interesi është e hapur 7 ditë që nga data kur publikohet në gazetat ditore.
  10. Afati për dorëzim të aplikacioneve (CV e azhurnuar dhe letra përcjellëse për pikën 1.1) fillon me datën e publikimit në gazeta ditore dhe përfundon 7 (shtatë) ditë pas publikimit të thirrjes.
  11. Aplikacionet dorëzohen në kopje fizike në zarf në zyrën numër 9, në MASHT.
  12. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë Ftesë dhe kriteret e përcaktuara me UA nr. 18/2018, do të ftohen për angazhim.

Në mungesë të aplikantëve me gradën doktor shkence, do të merren në konsideratë aplikantët me gradën Master i Shkencave në fushat përkatëse, me përvoja relevante në fushën e arsimit të lartë.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.