Ekspert/e për zhvillim të materialit

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Publikuar
23/02/2022
Skadon
06/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

KËRKESË PËR OFERTË

LLOJI I SHËRBIMIT: Ekspert/e për zhvillim të Materialit

Action for Mothers and Children (AMC) është fondacion jo profitabil që për mision ka shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin tonë, në zbatojmë projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

AMC është duke kërkuar një ekspert/e nga fusha e shëndetësisë për përpilimin e materialit mbi njohurit bazë të aparatit të CTG-së (Ccardiotocograph ) rëndësinë e përdorimit të tij në periudhën e shtatzënisë, hartimin e një udhëzimi për përdorimin e këtij aparati, regjistrimin e të dhënave për pacient/ interpretimin e tij dhe zhvillimin e një teme mbi anatominë e mitrës (uterusit) dhe aktivitetin e tij.

Informata të përgjithshme për projektin

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i rezultateve shëndetësore të grave dhe fëmijëve të tyre, veçanërisht atyre që i përkasin grupeve të cënueshme dhe të margjinalizuara si komunitetet serbe, rome, ashkali dhe egjiptiane. Përmes këtij projekti synohet dhënia e informatave edukative si shërbim thelbësor, sigurimi i pajisjeve mjekësore si dhe avokimi për rëndësinë dhe përdorshmërinë e integrimit të pajisjeve përkatëse në programin e rregullt shëndetësor.

Mbikëqyrja

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)

Përgjegjësitë e ekspertit/ekspertes

  • Zhvillimi i materialit mbi funksionin e aparatit të CTG-së (Cardiotocograph), çfarë është dhe pse është i rëndësishëm përdorimi i tij gjatë shtatzënisë;
  • Hartimi i një udhëzuesi mbi mënyrën e përdorimit të drejtë të aparatit CTG nga personeli shëndetësor i Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ”Klasat për Nëna”
  • Krijimi i një forme për regjistrimin e të dhënave për pacient/interpretimi i CTG-së
  • Zhvillimi i temës anatomia e mitrës (uterusit) dhe aktiviteti i saj;

 Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë apo/dhe certifikime në fushën relevante (Fakulteti i Mjekësisë, Shëndetësi Publike, etj.);
  • Përvojë pune në fushën e shëndetësisë;
  • Përvojë pune në zhvillimin e materialeve të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimit dhe fasilitimit

Angazhimi dhe afati kohor

Kohëzgjatja e angazhimit të ekpertit/ekspertes përafërsisht do të jetë 14 ditë (përgjatë periudhës  Mars 2022) dhe pagesat do të bëhen bazuar në përfundimin me sukses të aktiviteteve dhe dërgimin e materialeve të pritura.

Eksperti/ja e angazhuar pritet që të përfundoj të gjitha detyrat dhe të dorëzoj materialet bazuar në kornizën kohore të paraqitur me lart. Kontrata do të hyj në fuqi që nga momenti i nënshkrimit deri në përfundimin me sukses të shërbimeve të cekura në këtë konkurs.

Shënim: Action for Mothers and Children përmes rregulloreve të brendshme për resurset njerëzore, përkujdeset që të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut, dhe zotohet për zbatimin e politikave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe atyre kundër ngacmimit dhe abuzimit në vendin e punës.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në dhe ofertën financiare për aplikim në jobs@amchealth.org jo më vonë se ora 16:00, më datë 06.03.2022. Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shpalljet e ngjashme