Ekspert/e për zhvillim të broshurës

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Publikuar
09/02/2022
Skadon
20/02/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

KËRKESË PËR OFERTË

LLOJI I SHËRBIMIT: EKSPERT/E PER ZHVILLIM TE BROSHURES

Action for Mothers and Children (AMC) është fondacion jo profitabil që për mision ka shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin tonë, në zbatojmë projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

AMC është duke kërkuar një ekspert/e nga fusha e shëndetësisë për përpilimin e broshurës me informacione dhe këshilla rreth shëndetit të fëmijëve si: viruset, infeksionet, rëndësia e vaksinimit, të ushqyerit e shëndetshëm, zhvillimi psiko-fizik i fëmijëve, shërbimet shëndetësore që ofrohen si dhe e drejta për të përfituar nga këto shërbime.

Informata të përgjithshme për projektin

Përmirësimi i shëndetit të nënave dhe fëmijëve pjesëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Fushë Kosovës është projekt i mbështetur nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i shëndetit të nënave dhe fëmijëve pjesëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Fushë Kosovës, përmes përfshirjes së tyre në shërbime më të mira të kujdesit shëndetësor.

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore për fëmijët 0-18 vjeç përmes vizitave sistematike në Fushë Kosovë do të mundësojnë zbulimin e hershëm të sëmundjeve/anomalive, përcjelljen e historisë së vaksinimit dhe përcaktimin e rritjes dhe zhvillimit psiko-fizik të fëmijëve.

Qëllim tjetër shumë me rëndësi i këtij projekti është rritja e vetëdijes në këto komunitete mbi rëndësinë e përdorimit të shërbimeve shëndetësore, parandalimin e sëmundjeve dhe të drejtat e tyre për shëndet dhe mirëqenie. Përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore për një periudhë të caktuar gjatë zbatimit të projektit, përmes vizitave sistematike do të identifikohen raste të problemeve shëndetësore të cilat do të trajtohen më tej.

Mbikëqyrja

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)

Përgjegjësitë e ekspertit/ekspertes

  • Zhvillimi i broshurës për prindërit dhe fëmijët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian
  • Përfshirja e të dhënave më të fundit në broshurë
  • Adaptimi i broshurës sipas nevojës së komunitetit për të cilin është dedikuar

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë apo/dhe certifikime në fushën relevante (Fakulteti i Mjekësisë, Shëndetësi Publike, etj.);
  • Përvojë pune në fushën e shëndetësisë;
  • Përvojë pune në zhvillimin e broshurave dhe materialeve të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimit

Angazhimi dhe afati kohor

Kohëzgjatja e angazhimit të ekpertit/ekspertes përafërsisht do të jetë 10 ditë (përgjatë periudhës Shkurt– Mars 2022) dhe pagesat do të bëhen bazuar në përfundimin me sukses të aktiviteteve dhe dërgimin e materialeve të pritura.

Eksperti/ja e angazhuar pritet që të përfundoj të gjitha detyrat dhe të dorëzoj materialet bazuar në kornizën kohore të paraqitur me lart. Kontrata do të hyj në fuqi që nga momenti i nënshkrimit deri në përfundimin me sukses të shërbimeve të cekura në këtë konkurs.

Shënim: Action for Mothers and Children përmes rregulloreve të brendshme për resurset njerëzore, përkujdeset që të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut, dhe zotohet për zbatimin e politikave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe atyre kundër ngacmimit dhe abuzimit në vendin e punës.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në dhe ofertën financiare për aplikim në jobs@amchealth.org jo më vonë se ora 16:00, më datë 20.02.2022. Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.