Ekspert/e për Vlerësim të Projektit

64x64 YIHR
Youth Initiative for Human Rights Kosovo
Publikuar më
06/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR – KS) është duke kërkuar një ekspert për vlerësimin e projektit “Youth for Justice” që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.

“Youth for Justice” është projekt një vjeçar me qëllimin kryesor për të fuqizuar të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Projekti synon të rrisë kapacitetin e studentëve të drejtësisë dhe të rinjve në përgjithësi lidhur me sektorin e drejtësisë, duke promovuar një program ligjor-arsimor të qëndrueshëm dhe kreativ mbi të drejtat, qasjen në drejtësi, llogaridhënien dhe reformën ligjore.

Përshkrimi i shërbimit: 

Analizimi i të dhënave të projektit “Youth for Justice” dhe përpilimi i raportit që do të sigurojë cilësinë e të dhënave të krijuara për projektin.

Eksperti i vlerësimit do të punojë ngushtë me stafin udhëheqës për të zhvilluar një vlerësim të analizimit të të dhënave dhe projektit në përgjithësi.

Detyrat:

  • Përpilimi i raportit për analizimin e të dhënave të projektit.

Dokumentet për aplikim:

  • CV;
  • Letër motivuese që shpjegon pse jeni i përshtatshëm për këtë shërbim;
  • Një model që paraqet mënyrën si do të realizohet vlerësimi;
  • Dokumente përcjellëse të punës së mëparshme që dëshmojnë ekspertizën;
  • Oferta financiare për gjashtë ditë pune.

Ju lutem dërgoni dokumentet në apply@yihr.org me subjekt të e-mail “Aplikim – Vlerësim i projektit”.

Data e fundit për aplikim është 12 maj 2021.