Ekspert/e për Strategji të organizatës

Shoqata E Juristeve Norma e1641902364418
Shoqata e Juristëve ‘NORMA’
Publikuar më
11/01/2022
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

sigrid e1641903246240

Termat e referencës

Ekspert/e për Strategji të organizatës

  • Projekti: Mbështetje Organizative
  • Zbatuarnga: Shoqata e Juristëve ‘NORMA’
  • Mbështetur nga: Sigrid Rausing Trust
  • Personi kontaktues: Valbona Salihu, Drejtore e Programit

Historiku

Shoqata e Juristëve NORMA është themeluar në vitin 1998 (zyrtarisht e regjistruar në vitin 1999), dhe që nga ajo kohë ka realizuar mbi 82 projekte. Këto projekte, kryesisht kanë pasur të bëjnë me ofrimin e ndihmës juridike falas, trajnimeve, avokimit dhe bërjes së politikave. Kështu, NORMA ka ofruar ndihmë juridike falas për mbi 6000 gra, ka realizuar mbi 50 trajnime që kryesisht kanë synuar gratë, ka realizuar mbi 350 diskutime/tryeza/konferenca ku janë diskutuar çështje jetike për gratë dhe vajzat. Tutje, NORMA ka aftësuar rreth 30 të rinj për t’i ushtruar për provim të jurisprudencës. Për më shumë, NORMA ka realizuar aktivitete të shumta avokuese që kryesisht kanë pasur të bëjnë me çështjen e së drejtës së trashëgimisë së grave si dhe dhunën ndaj gruas. Në punën e saj të ndikimit në politika publike, NORMA ka qenë pjesë e grupeve të ndryshme punuese në krijimin apo ndryshimin e rregulloreve ligjore së çështjeve që prekin drejtpërdrejt interesat e grave.

Vizioni i NORMA-s është që promovoj të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës. NORMA mëton ta arrijë këtë përmes qasjeve të qarta strategjike që synojnë të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë gratë, promovimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, përmes ofrimit të ndihmës juridike dhe rekomandimeve që synojnë përmirësimin e qasjes së grave në drejtësi.

Rezultati i parashikuar i këtij veprimit, në të cilin eksperti/ja do të kontribuojë, është përditësimi i Strategjisë e cila duhet të përmbaj objektivat, rezultatet e prituara dhe aktiviteteve përmes të cilave pritet të arrihen këto objektiva. Tjetër Rezultat i parashikuar është që NORMA dhe anëtaret e saj të jenë më të angazhuara në avokim dhe aktivitete ashtu që të sjellim sa më shumë rezultate afatgjate në shoqëri. Njëkohësisht duke synuar të krijojmë qasje më gjithpërfshirëse për gratë dhe vajzat.

Për të arritur këto rezultate, NORMA kërkon një ekspert/e që:

  1. bashkëpunon me NORMA-n dhe anëtaret e saj për të përditësuar Planin Strategjik, duke identifikuar mangësitë në planin e deritanishëm dhe
  2. të krijojë një Buxhet Organizativ që pasqyron nevojat financiare për të përmbushur qëllimet dhe objektivat strategjike.

NORMA, me mbeshtetjen e RrGK-së, përmes Mbështetjes Organizative të financuar nga Sigrid Rausing Trust, do ta bëjë përditësimin e Planit të saj Strategjik, plan ky që do të shfrytëzohet si udhërrëfyes i punës së NORMA-s për 5 vitet e ardhshme.

Përgjegjësitë

Eksperti/Ekspertja, në konsultim të ngushtë me NORMA-n, do të përditësoj Strategjinë e Organizatës. Strategjia gjithashtu do të përfshijë fushat në të cilat ka punuar dhe vazhdojmë të punojmë, të bëjë identifikimin e Objektivave dhe Rezultatet e parashikuara. Strategjia do të përfshijë edhe aktivitetet që duhet të ndërrmirren ashtu që të arrihen Rezultatet e parashikuara dhe Objektivat. Strategjia do të përfshijë aspektet të avokimit ashtu që të synohen ndryshime afatgjate shoqërore. Pas shkrimit të strategjisë duhet të bëhet Buxheti Organizativ i organizatës, si planifikim i mjeteve të nevojshme për të arritur realizimin e Strategjisë. Kjo Strategji do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me NORMA-n dhe në konsultim me RrGK-në.

Detyrat

  • Hartimi i Strategjisë së Organizatës,
  • Përpilimi i Buxhetit Organizativ në bashkëpunim të ngushtë me NORMA-n,
  • Diskutimi i strategjisë me NORMA-n, duke e rishikuar atë në përputhje me informatat kthyese.
  • Krijimi i një plani të punës për përcjelljen, mbështetjen dhe monitorimin e punës për realizimin e Strategjisë (në komunikim të ngushtë me NORMA-n).
  • Komunikimi i rregullt me stafin e NORMA-s dhe informimi i tyre për aktivitetet.
  • Në të gjitha punët, duhet të merren parasysh çështjet ndër-sektoriale të gjinisë dhe mjedisit, aty ku kjo është e rëndësishme.

Fushëveprimi

Eksperti/ja do të jetë i/e nevojshme gjatë gjithë këtij veprimi të mbështetur nga Sigrid Rausing Trust. Vëllimi i punës do të ndryshojë në bazë të nevojave të organizatës.

Planikohor

Plani i përafërt kohor do të jetësi në vijim:

  • Shpallja e pozitës 11Janar 2022
  • Afati i fundit për aplikimet 25Janar 2022
  • Zgjedhja e ekspertit/ekspertes 31Janar 2022
  • Plani i punës, materialet e tjera të nevojshme sipas marrëveshjes
  • Raporti përfundimtar sipas marrëveshjes

Ditë pune të planifikuara

Kjo kontratë do të përfshijë më së shumti deri në 5 ditë pune duke filluar pas 31 Janarit, që do të faturohen në bazë të kohës së punës së realizuar. Ditët e punës do të specifikohen në planin e punës në diskutim me stafin e NORMA-s dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Koordinimi/përgjegjësia

Eksperti/ja do t'i raportojë Menaxheres së Programit NORMA-s, dhe do të veprojë në koordinim të ngushtë me Drejtoren e Programit të NORMA-s, Znj. Valbona Salihu dhe stafin tjetër të NORMA-s.

Kualifikimet e ekspertit/es

Eksperti/ja duhet të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze (njohja e gjuhës serbe është e mirëseardhur). Eksperti/ja e përzgjedhur duhet të demonstrojë në aplikacionin e tij/saj që posedon, të paktën:

  • Një diplomë BA në fushën e Studimeve gjinore, juridike dhe/ose sociologjisë.
  • Njohuri në shkrimin e Strategjive të organizatave jo qeveritare,
  • Përvoja së paku dy vjeçare në organizata jo-qeveritare, duke përfshirë përvojën si në hartimin e strategjisë ashtu edhe në analizën gjinore;
  • Përvojë dhe një qasje të përshtatshme në punën e afërt me grupet potencialisht të margjinalizuara dhe/ose të cenueshme (p.sh., ku përfshihen gratë, personat me aftësi të ndryshme dhe në zonat rurale); dhe
  • Shkathtësi të shkëlqyera në shkrim. 

Dorëzimi i ofertave

Ekspertët/et e kualifikuar të interesuara, duhet të dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
  • Një përshkrim të shkurtër të qasjes së propozuar ndaj detyrave të renditura më lart (jo më shumë se një faqe);
  • Informatat e kontaktit për të paktën dy referenca; dhe
  • Tarifën ditore të propozuar, në përputhje me tarifat paraprake të verifikueshme në mënyrë të pavarur për punë të ngjashme të kryera nga eksperti/ja.

Ekspertët/et e interesuar/a dhe të kualifikuar/a duhet të kenë parasysh se NORMA është një organizatë jo fitimprurëse që kërkon oferta në përputhje me tarifat ditore vendore.

Ju lutemi, dorëzoni dokumentet e kërkuara deri 25 Janar 2022, në orën 17:00 në e-mailin shnorma@hotmail.com duke shkruar në subject “Ekspert/e për Shkrimin e Strategjisë”.

Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen nga një komision prej tre personash, si në vijim:

  • 30% Përvoja
  • 30% Përshkrimi i propozuar
  • 30% Intervista (aftësi e komunikimit)
  • 10% Kostoja më e ulët

Shpallja e plotë.

women network e1620114611735Shoqata E Juristeve Norma e1641902364418

Listime të ngjashme