Ekspert/e për ofrimin e trajnimit

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Publikuar më
24/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Termat e Referencës
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

LLOJI I SHËRBIMIT: EKSPERT/E PËR OFRIMIN E TRAJNIMIT NË FUSHËN E ZHVILLIMIT DHE IMPLEMENTIMIT TË PROJEKTEVE ME FOKUS FËMIJËT

Historiku

Action for Mothers and Children (AMC) është fondacion jo profitabil që për mision shpëtimin e jetëve dhë përmirësimin e shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin tonë, në zbatojmë projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

AMC është duke kërkuar një ekspert/e për ofrimin e një trajnimi për stafin e AMC në fushën e zhvillimit të projekteve dhe implementimin e tyre duke pasë në fokus fëmijët, të drejtat e fëmijëve, zhvillimin dhe edukimin e tyre.  Ky trajnim njëditor do të organizohet në kuadër të projektit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përgjithshëm.

Informata të përgjithshme për projektin

Disiplina Pozitive është program për prindër e cila kërkon qasje jo të dhunshme të prindërve në rritjen e fëmijëve. Përmes këtij programi prindërit krijojnë qasje të edukimit e cila e drejton sjelljen e fëmijës duke respektuar të drejtat e tyre për mjedis të sigurt, mbrojtje nga dhuna dhe pjesëmarrje në edukim.  Përmes këtij programi prindërit kanë mundësi që të marrin informacione për fazat e zhvillimit të fëmijëve të tyre, për atë se si ndihen dhe si mendojnë ata, temperamentin si dhe pasojat e ndëshkimit trupor në zhvillimin e shëndetshëm psikofizik të fëmijëve.

Disiplina Pozitive është një program i cili tash e katër vite është duke u implementuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë.  Deri më tani ky program është implementuar në Institucionet Parashkollore Publike në Prishtinë, SOS Fshatrat e Fëmijëve si dhe në Klasat për Nëna në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj.

 Përgjegjësitë

  • Zhvilloj materialin për trajnim
  • Mbaj trajnimin për stafin e AMC me qëllim ngritjen e kapaciteteve brenda organizatës
  • Hartoj raport pas përfundimit të trajnimit dhe ta dorëzoj në AMC

 Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë apo/dhe certifikime në fushën relevante (Shkenca Sociale, Shëndetësi Publike, etj.);
  • Përvojë pune në fushën e trajnimeve dhe zhvillimit të projekteve;

Angazhimi dhe afati kohor

Eksperti/ekspertja i/e trajnimit do të jetë i/e angazhuar 3 ditë pune.

Mobilizuesi i komunitetit do të angazhohet gjatë periudhës Dhjetor 2020.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në jobs@amchealth.org jo më vonë se 29.11.2020 në ora 16:00.

  1. CV-në
  2. Propozimin financiar

Listime të ngjashme