Ekspert/e për krijimin e udhëzuesit vizitave në shtëpi

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Publikuar më
01/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR OFERTË 

  • Organizata: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në Kosovë (ANF)
  • Tipi i shërbimit të kërkuar: Ekspert/e për krijimin e udhëzuesit, i cili do të ndihmoj realizimin e vizitave në shtëpi përmes linjës telefonike.
  • Data e dorëzimit final: 31 Korrik 2020

INFORMACION MBI AKSIONIN PËR NËNA DHE FËMIJË 

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë  është fondacion jo profitabil me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e fëmijës dhe përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënës në Republikën e Kosovës duke zhvilluar kështu sisteme më cilësore të kujdesit ndaj nënës shtatzënë dhe fëmijës së saj.

Është themeluar në 2009-tën si Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha, dhe zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga Maji i 2013-tës. Bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the Ëorld, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përfaqëson fondacionin për zhvillimin e programeve shëndetësore në klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura para kohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë nga leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera).

AMC është në kërkim të angazhimit të një Ekspert/e për zhvillimin e udhëzuesit i cili do të përdoret nga profesionistë shëndetësor për të ofruar këshilla dhe vizita përmesë linjës telefonike, që organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore” mbështetur nga UNICEF Kosovo Programme.

PROGRAMI I VIZITAVE NË SHTËPI

Vizitat në shtëpi për shtatzënat dhe fëmijët deri në tre vjet është program i Ministrisë së Shëndetësisë i cili në mbështetje nga zyra e UNICEF në Kosovë, synon ofrimin e shërbimeve shtëpiake në komunat e Kosovës si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve/punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve të të posalindurit, duke përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës. Me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi ynë i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore .

PËRGJEGJËSITË

  • Zhvilloj një udhëzues në bazë të standardeve të vizitave në shtëpi, i cili përshkruan hap pas hapi realizimin e vizitës në shtëpi përmes linjës telefonike;
  • Të ofroj instruksione të qarta se në çfarë rastesh është e nevojshme të vizitohet shtatzëna apo i porsalinduri në shtëpi;
  • Mbaj trajnim për personelin shëndetësor lidhur me ralizimin e vizitave shtëpiake përmes linjës telefonike dhe mënyra tjera të komunikimit virtual për përcjellje të mesazheve të nevojshme për një shtatzëni të shëndetshme dhe për rritje dhe zhvillim të fëmijës 0-3 vjet.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Diplomë apo certifikime në fushat relevante (Shkenca Sociale dhe Shëndet Publik);
  • Përvojë pune në fushën e zhvillimit të materialeve për profesionistë shëndetësor;

Për të aplikuar dërgoni CV dhe ofertën financiare deri me datë 13/07/2020info@amchealth.org

Listime të ngjashme