Anëtar/e (ekspert/e) të Komisionit Vlerësues

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Zyra për Çështje të Komuniteteve, ZKM
Publikuar
18/03/2022
Skadon
24/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve  

Bazuar në Thirrjen e datës 11.03.2022 të publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit  për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve, me qëllim të “Mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe shënimin e ditëve të veçanta të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë”, ftojmë përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare/shoqërisë civile dhe ekspertët, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë e ekspertëve të jashtëm.

Rregullorja MF-nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik të organizatave joqeveritare, në nenin 8 paragrafi 3.2, përcakton që pjesë e secilit komision vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve të pranuara në thirrjet publike duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, përfshirë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Për këtë qëllim, Zyra për Çështje të Komuniteteve  fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për të qenë pjesë e komisionit vlerësues si ekspertë të jashtëm për të vlerësuar projekt propozimet e paraqitura nga  OJQ-të përmes thirrjes publike.

Të drejtën për të aplikuar kanë:

  • Punonjësit në organizata joqeveritare që veprojnë në Republikën e Kosovës;
  • Ekspertë të pavarur me të paktën 5 vjet përvojë pune në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, ose fusha të ngjashme.

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Duhet të kenë të paktën nivelin e studimeve themelore universitare - Bachelor;
  • Duhet të kenë së paku 5 vjet përvojë pune;
  • Përvojë në projekte të OJQ-ve;
  • Nuk duhet të jenë të emëruar politik, nëpunës civilë ose në pozita të ngjashme në administratën publike. 

Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Letër motivimi;
  • CV e azhurnuar;
  • Provat e arsimimit dhe të përvojës së punës;
  • Punonjësit e OJQ-ve duhet të paraqesin një letër nominimi nga udhëheqësi  i OJQ-së në të cilën është i punësuar aplikanti.

I tërë  dokumentacioni i nevojshëm duhet të dërgohet vetëm përmes adresës elektronike (e-mail) të Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit
(
zck-kpz-grants@rks-gov.net). 

Zyra për Çështje të Komuniteteve / Zyra e Kryeministrit inkurajon fuqimisht anëtarët e komuniteteve jo-shumicë që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për informacion shtesë mund të njoftoheni me telefon: 038 200 14 640

Vetëm kandidatët nga lista e shkurtër do të kontaktohen.

Afati i aplikimit është i hapur 5 ditë pune nga data e publikimit, nga 18.03.2022 deri në  24.03.2022.

Aplikacionet që vijnë pas afatit dhe aplikacionet jo të plota do të refuzohen.

Shpalljet e ngjashme