Ekspert/e për Efiçiencë të Energjisë

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Ekonomisë
Publikuar
21/06/2022
Skadon
19/07/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Energji  
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

MINISTRIA E EKONOMISË (ME)
AGJENCIA E KOSOVËS PËR EFIÇENCË TË ENERGJISË (AKEE) 

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 
(SHËRBIMET TË KONSULENCËS – KONSULENT INDIVIDUAL) 

  • Vendi: Kosovë
  • Emri i Projektit: Projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme në Kosovë
  • Titulli i Detyrës: Me orar të plotë – Ekspert për Efiçiencë së Energjisë
  • Nr. Ref: KEEREP-CS-3.6/2022 

Data: 20 qershor 2022 

Ministria e Ekonomisë (ME) ka aplikuar për financim nga Banka Botërore për Projektin për  Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme (KEEREP) dhe synon të aplikojë një pjesë  të të ardhurave për shërbime të konsulencës. 

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) do të kërkonin nga konsulenti individual – EKSPERTI PËR EFIÇENCË TË ENERGJISË, me orar të plotë, të ndihmojë Agjencinë e Kosovës për  Efiçiencë të Energjisë (AKEE) dhe Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), të cilët do të jenë  pjesë e Njësisë së Zbatimit të Projektit ( NJZP), të krijuar në ME. 

Ministria e Ekonomisë, Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë fton individët e  kualifikuar (“Konsulentët”) që të shprehin interesin e tyre për ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët  e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre të shoqëruar me dëshmi që vërtetojnë se posedojnë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për të kryer shërbimet. 

Kërkesat për kualifikim 

Kualifikimet e ekspertit 

Arsimimi: 

Diplomë e nivelit Baçelor ose Master në Inxhinieri Mekanike / Energjetike, Ekonomi, Inxhinieri  Ndërtimi, Arkitekturë, Drejtësi ose në një lëmi të ngjashme 

Përvoja profesionale: 

  • Së paku 5 vjet përvojë pune të përgjithshme;
  • Minimum 3 vite përvojë profesionale në fusha që lidhen me energjinë;
  • Përvoja e punës me institucionet vendore dhe/ose agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit  paraqet përparësi;
  • Njohja e hollësishme e detyrimeve që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për  sektorin e Efiçiencës së Energjisë.

Kërkesat tjera: 

  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe sociale; kandidati duhet të tregojë iniciativë,  organizim dhe dinamizëm personal, si dhe aftësi për të punuar me ekipe dhe për të  iniciuar nisma adekuate të planifikimit dhe komunikimit;
  • Shkathtësi kompjuterike (Word, Excel, Power Point)
  • Njohuri e rrjedhshme e gjuhës angleze.

Termat e detajuar të Referencës (TeR) mund t’i gjeni në faqen e internetit të ME-së: Shpallje - Ministria e Ekonomisë (rks-gov.net) 

Detyra pritet të (fillohet në muajin gusht 2022 dhe të zgjat deri në dhjetor të vitit 2022). 

Kriteret e vlerësimit dhe përfshirjes në listën e ngushtë janë: 

(i) Kualifikimi i Përgjithshëm për TeR (30%); 

(ii) Përvoja specifike relevante për detyrën (50%) dhe 

(iii) Gjuha angleze (20%). 

Kërkohet vëmendje e Konsulentëve ndaj paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore:  Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve (në kuadër të Kredive të IBRD-së dhe Kredive dhe  Granteve e IDA-s) nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentë”), që përcaktojnë politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit. 

Konsulenti do të përzgjidhet në përputhje me Seksionin V, Përzgjedhja e Konsulentëve Individualë  e përcaktuar në Udhëzimet për Konsulentë. 

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës - nga ora  09:00 deri në 16:00. 

Shprehjet e interesit (CV-ja dhe dokumentet përkatëse) duhet të dorëzohen me postë elektronike në  adresën e mëposhtme, më së voni deri më 18 korrik 2022, në ora 14:00h

Qeveria e Republikës së Kosovës
Ministria e Ekonomisë (ME)
Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE)
Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme (PKEEER) Rr. Luan Haradinaj , ish banka e Lubjanës, kati i 7-të, 10000, Prishtinë - Kosovë
Znj. Valentina Duka
Specialist i Prokurimit - PKEEER
E-maili: Valentina.Duka@rks-gov.net

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme