Ekspert/e për Çështjet e Sigurisë dhe Integrimit Euroatlantik

kosovo logo gov square e1558603204655
MPJD
Publikuar më
08/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nenin 12, paragrafi 4 dhe Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ministria e Punëve të Jashtme, shpall:

Shpallje të Konkursit Publik
për Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta

  • Emri i Institucionit: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
  • Njësia Organizative: Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
  • Titulli i punës: Ekspert i Jashtëm në Çështjet e Sigurisë dhe Integrimit Euroatlantik
  • Numri i referencës: 32/2020 MPJD
  • Niveli i pagës: I negociuar
  • Raporton te: Zyrtari i Lartë Administrativ
  • Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta – (MSHV) ekspert  ne fushën e integrimit euro-antlantik (Nato)
  • Kohëzgjatja e kontratës: Gjashte (6) muaj  me mundësi vazhdimi
  • Orari i punës: I plotë
  • Numri i ekzekutuesve: Një ( 1 )
  • Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • Ngritja e mëtejme e kapaciteteve për koordinimin brenda MPJD dhe institucioneve me qellim përfundimtar integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në NATO.
    • Mbështetje e mëtejme drejt përmirësimit të procesit të planifikimit strategjik nga perspektiva e MPJD-së dhe kornizës rregullatorë në fuqi. Në këtë kuptim është e rëndësishme që kontributet e aleateve  të reflektohen në dokumentet planifikuese strategjike të MPJD-së.
    • Kombinimi i mes MPJD-së dhe MB-es  me politikat prioritare qeveritare sigurisht përpos që do të përmirësojë sistemin e planifikimit të rrugëtimit anëtarësimit në NATO.
    • Mbështetje për përgatitjen e strukturës s re Organizative mes MPJ dhe MD

Pozita: Ekspert  ne fushën e integrimit euro-antlantik (Nato): 

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera  që kërkohen për ketë vend  të punës)

    • Diplomë universitare  me së paku tete vite (8) përvoje pune;
    • Përvoje pune me institucionet e sigurisë.
    • Përvojë pune me agjenci te NATO-s
    • Përvojë direkt në lidhje me zhvillimet institucionale brenda NATO-s. Se paku dy vite pervoje
    • Shkathtësi për te organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
    • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese te informacionit;
    • Aftësi për përmbushjen te detyrave dhe punëve nen presion;
    • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
    • Njohuri ne gjuhet angleze e rrjedhshme

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë ketë konkurs:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nenin 12, paragrafi 4 dhe Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Kohëzgjatja e emërimit është me afat - të përkohshëm, si dhe kohëzgjatja është 6 (gjashtë)  muaj.

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, zyra nr. 04/A  ,ish- ndërtesa e Eulexit (rruga Luan Haradinaj nr. 32) gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Ueb-Faqja e internetit të MPJ-së.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar,  janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. 

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm. 

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës/Divizioni për Burime Njerëzore, zyra nr.04/A ish ndërtesa e Eulexit (rruga Luan Haradinaj nr.32, gjithashtu mund edhe të tërhiqen nga UEB faqja e MPJD-së.

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni  Divizionin Burimeve Njerëzore.

Tel. : 038-200-77073  ose 038 -200- 77118 prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit,

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Shpallja e plote e punes.