
- 1 shpallje aktive (Shiko)
Përshkrimi
OJQ "Violetë”
Shpall konkurs të hapur për
Ekspert/e Ligjor/e
Shpallja është e hapur nga 21.05.2022 deri më 31.05.2022
Informata të përgjithshme
Shoqata e Gruas OJQ “Violetë” është një organizatë jo-qeveritare e cila është themeluar në 20.08. 2002. OJQ Violetë, kontribonë në inkorporimin e jetës shoqërore në veçanti të gruas, duke ofruar kështu programe edukative zhvillimore, përmirësimi i të drejtave njerëzore të gruas në të gjitha sferat e jetës, avokim për realizim të të drejtave të grave. Mbrojtja e këtyre të drejtave me kualitete të larta të shërbimeve, ofrimi i ndihmës së drejtëpërdrejtë, rehabilitim, mirëqenie, lobim për barazi gjinore dhe fuqizim të gruas në vendimmarrje si pjesë e procesit të demokratizimit të vendit.
OJQ Violetë është duke zbatuar Projektin "Vetëdijësimi i vajzave dhe grave në Komunën e Podujevës, për një jetë pa dhunë në baza gjinore" mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Prandaj, në kuadër të këtij Projekti, OJQ Violetë dëshiron të angazhoj një Ekspert/e Ligjor/e për të realizuar takime dhe trajnime në dy komuna: Prishtinë dhe Podujevë.
Përgjegjësitë dhe detyrat e Ekspertit/es
Eksperti/ja do të angazhohet për maksimumi 19 ditë pune. Ekspert/ja trajner/ja do të angazhohet që të përgatit materiale e nevojshme mbi fushën e dhunës me bazë gjinore. Angazhimi i saj/tij do të jetë në mbajtjen e katër trajnimeve dhe 14 ligjeratave, si dhe një ditë ekstra është paraparë për përgaditjen e materialeve. Parashihet poashtu ofrimi i ndihmës juridike falas për palët në nevojë dhe hartimi dhe dorëzimi i raportit final.
Kualifikimet e ekspertit/ekspertes
- Kualifikim superior në fushën e juridikut, me përparësi të atyre që kanë kryer nivelin Master;
- Çertifikata të trajnimit në fushën e përkrahjes juridike të grupeve të ndjeshme, në veçanti të grave apo trajnimeve të ofruara në këtë drejtim;
- Minimum 2 vjet përvoje në ofrimin e trajnimeve apo seancave juridike për grupet e ndjeshme të shoqërsië dhe institucionet përkatëse;
- Përparësi kanë kandidatët e çertifikuar si trajner/e si dhe përvojë në organizata joqeveritare që ofrojnë përkrahje për komunitetin, në veçanti për gratë dhe fëmijët.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë:
- CV-në;
- Së paku dy referenca që dëshmojnë përvojën në këtë fushë;
- Letrën motivuese; dhe
- Ofertën financiare për ditë.
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 31 maj 2022, në orën 17:00 në e-mailin bedrije.shala@hotmai.com duke shkruar në subjekt “Ekspert/e Ligjor/e”. Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.