Ekspert/e jashtëm në fushën e përzgjedhjes / vlerësimit BNJ

arkep 150x150 1 e1611494782222
Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare
Publikuar
21/03/2022
Skadon
25/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Njësia e burimeve njerëzore (NJBNJ) në pajtim me nenin 34 paragrafin 12 të Ligjit për Zyrtar Publik dhe nenit 18 të Rregullores (qrk) nr. 1672020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës bënë këtë:

SHPALLJE PUBLIKE
për një (1) ekspert të jashtëm në fushën e përzgjedhjes / vlerësimit të burimeve njerëzore nga organizata të specializuara apo universitete

Detyrat dhe përgjegjësitë

Eksperti i jashtëm do të jetë anëtar i Komisionit të Pranimit dhe do të kryej detyrat e tij, ashtu siç janë të përcaktuara në Rregulloren (qrk) nr. 1672020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,

Kriteret e kërkuara:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të kenë diplomë universitare të paktën 240 kredi (për edukimin e marrë jashtë vendit duhet të bëhet nostrifikimi i diplomës)
  • të kenë përvojë pune të paktën katër (4) vite në pozita të nivelit drejtues
  • të mos kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit
  • të kenë integritet moral dhe profesional
  • të mos kenë qenë të dënuar penalisht për kryerjen e një vepre penale
  • të mos jenë të punësuar në shërbimin civil, të mos jenë të larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi.

Pagesa: Është fikse 250 euro e cila i paguhet ekspertit për çdo procedurë të konkurrimit në të cilën është i angazhuar.

Kohëzgjatja e emërimit: 2 (dy) vite

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet ti dorëzojnë edhe dokumentacionet si më poshtë:

  • CV-në
  • Fotokopje të diplomës të vërtetuar,
  • Fotokopje të letërmjoftimi (ID):
  • Dëshmi për përvojën e punës:
  • Dëshminë që nuk është i dënuar për kryerjen e një vepre penale
  • Deklaratën se nuk ka qenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit
  • Deklaratën se nuk është i punësuar në shërbimin civil, të mos jenë të larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi

Organizatat e specializuara mund të aplikojnë përmes postës elektronike dhe dokumentet e
kërkuara t'i dorëzojnë në Autoritetin Rregullativ te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Rr.Bedri Pejani Nr. 23, 10000 Prishtinë ose t'i dërgojnë në e-mail adresën: info@arkep-rks.org.

Organizatat e specializuara duhet t'i ofrojnë për kandidatët e tyre të dhënat e sakta mbi adresën dhe numrin e telefonit kontaktues.

Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë organizatat e specializuara që i plotësojnë kriteret e shpalljes të aplikojnë.

Shpallja mbetet e hapur nga data 21/03/2022 deri më 25/03/2022 në ora 16:00.

Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200 28 070 ose e-mail
adresën: Deniz.Jonuzi@arkep-rks.org

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
20/05/2022