Ekspert/e i/e jashtëm për inxhinieri të ndërtimtarisë/infrastrukturës

zka e1596493841581
Zyra Kombëtare e Auditimit
Publikuar më
14/01/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 12.2 të Ligjit Nr.05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2017 për Angazhimin e Ekspertëve të Jashtëm, Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, me datën 14 janar 2021 bënë:

SHPALLJE PUBLIKE

I. Për angazhimin afatshkurtër të një (1) Eksperti të jashtëm për inxhinieri të ndërtimtarisë/infrastrukturës 

II. Qëllimi i angazhimit të ekspertit është përkrahja profesionale e ekipit për kryerjen e auditimit të përformancës në projektin “Vlera për para për ndërtimin e rrugëve lokale”.

III. Periudha e angazhimit

Eksperti i përzgjedhur do të angazhohet në bazë ditore për 14 ditë pune, të cilat do të realizohen në fazat e caktuara të auditimit brenda periudhës nga muaji shkurt 2021 deri në muajin korrik 2021.

Marrëveshja lidhet sipas dispozitave të aplikueshme të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Për punën e kryer bëhet kompensimi në vlerën e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr.02/2017 për Angazhimin e Ekspertëve te Jashtëm.

IV.  Kandidatët që shprehin interesim për angazhim duhet t’i plotësojnë këto kritere:

  1. Diplomë universitare në lëminë e ndërtimtarisë, me përparësi drejtimi i inxhinierisë së infrastruktures rrugore;
  2. Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në fushën përkatëse pas diplomimit;
  3. Të ketë dëshmi se ka hartuar/menaxhuar së paku 3 projekte nga lëmia e kërkuar (hartimi i projekteve për: ndërtimin e rrugëve, urave dhe objekteve tjera përcjellëse për rrugët-preferohet përvoja në rrugë rajonale dhe lokale);
  4. Të ketë gatishmëri të punoj në ekip dhe në mënyrë të

V.  Kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  1. Biografi (CV); 2. Letër motivuese; 3. Kopjen e letërnjoftimit; 4. Dëshminë për studimet universitare; 5. Dëshmitë mbi përvojën e punës në fushën përkatëse për periudhën e kërkuar; 6. Kopjet e trajnimeve relevante të kryera (nëse ka); dhe 7. Referencat për punët e mëparshme në lëminë e hartimit/menaxhimit të projekteve apo informatat tjera shtesë, të cilat konsiderohen të rëndësishme për kandidatin që aplikon.

VI.  Përzgjedhja e kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas procedurës së përcaktuar me Udhëzimin e Administrativ Nr. 02/2017 për Angazhimin e Ekspertëve të Jashtëm.

Eksperti i angazhuar duhet të respektojë standardet e zbatueshme të auditimit të njohura ndërkombëtarisht, Kodin e Etikes dhe rregullat tjera të përcaktuara me aktet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Termat e referencës së bashku me qëllimin e angazhimit si dhe përshkrimin e punës mund të merren nga faqja e internetit të Zyres Kombëtare të Auditimit, në http://www.zka-rks.org/

Dorëzimi i dokumenteve

Dorëzimi i dokumenteve bëhet në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, në adresën: Prishtinë, rruga Ahmet Krasniqi nr. 210 ose përmes postës elektronike: rekrutimi@oagks.org 

Dokumentacionet e arritura pas afatit, si dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat janë të dëshmuara me dokumentet e (jo ato që janë vetëm të deklaruara, pa dëshmi).

Mundësia për aplikim mbetet e hapur tetë (8) ditë kalendarike nga dita e shpalljes, respektivisht deri me datën 22 janar 2021, në ora 16:00.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni Divizionin për Burime Njerëzore të ZKA-së, në numrin e tel: 038 606-004 lok. 1005, çdo ditë pune prej orës 08:00-16:00.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

20/01/2021
Inxhinier i Mekanikës   Pejë e re
20/01/2021
Asfaltues (7)   Prishtinë e re
19/01/2021
Praktikantë vullnetarë (10)   Prishtinë e re
19/01/2021