Ekspert/e i/e jashtëm në fushën e përzgjedhjes

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna Suharekë
Publikuar
16/02/2022
Skadon
23/02/2022
Lokacioni
Suharekë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Komuna e Suharekës duke u bazuar në nenin 34 pika 12 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06JL-114 nenin 18 pika 1 dhe 2 paragrafi 2.3 të Rregullores (QRK) Nr.1672020 për pranimin dhe karrieren në Shërbomin Civil të Republikës së Kosovës Udhëheqësi më i lartë Administrativ bënë :

SHPALLJE PUBLIKE

  • Për angazhimin e ekspertit të jashtëm, për të qenë pjesë e Komisionit në fushën e përzgjedhjes) vlerësimit të kandidatëve për konkurset në pranim, ekspert të burimeve njerzore nga organizata të specializuara apo Univerzitet të fushës.

Lokacioni vendi i punës Komuna e Suharekës
Paga fikse është: 250 Euro për ekspertin e angazhuar e cila paguhet për procedurën (grupin) e konkurimit.
Mandati do të jet dy (2) vjeqar.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Eksperti i jashtëm do të jet anëtar i komisionit për pranim në shërbimin civil dhe do të kryej detyrat e tij ashtu si janë përcaktuar në rregulloren (QRK) Nr.1672020 për Pranimin dhe Karrieren në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës e që janë:

  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit dhe përvojës domethënëse në punë.
  • Vlerësimin e trajnimeve që lidhen me vendin e punës në lëmine përkatëse.
  • Vlerësimin e njohurive, aftësive apo cilësitë c kandidatit , nëpërmjet intervistës me gojë.

Kandidatët që shprehin interesim për angazhim duhet t'i plotësojnë këto kritere:

  • Diplomë universitare në fushën: Burime Njerëzore ose të Universitetit të fushës (Ekonomik, Juridik) me të paktën 240 kredi.
  • Dëshmi (kontrata) së punës me Universitetet e fushës.
  • Për personat qe kanë diplomuar jashtë vendit duhet të bëhet nostrifikimi i diplomës nga MASHT-i.
  • Së paku 4 vite përvoje pune pas diplomimit, në fushën profesionale të nivelit drejtues.
  • Të mos jenë të emëruar politik
  • Të mos jenë shërbyes civil
  • Të ket inegritet moral dhe profesional
  • Të mosjet i larguar nga sherbimi civil si rrjedhoj e masave diciplinore dhe te mos ket mas diciplinore në fuqi.
  • Të drejtë konkurimi kanë kandidat nga organizatat të specializuara apo universitetet e fushes.

Angazhimi në cilësinë e ekspertit të jashtëm nuk nënkupton themelimin e marrëdhënies së punës në Komunën e Suharekës, mirëpo eksperti do të angazhohet për një periudhë të caktuar kohore.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet te paraqesin këto dokumente:

  • Kopjen e letërnjoftimi
  • Një CV
  • Dëshmi për shkollimin fotokopje e diplomes e vertetuar
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Dëshmi që nuk është nën hetime

Referencat apo informatat tjera shtesë, të cilat konsiderohen të rëndësishme për kandidatët që aplikon.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën Pritëse të Komunës së Suharekës. Shpallja mbetet e hapur 8 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve dhe Web faqen e Komunës së Suharekës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, ndërsa ata te cilet nuk hyjn ne perzgjedhje nuk do te kontaktohen.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë , duhet të sjellin për verifikim të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen.

Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.

Komuna e Suharekës ofron mundësi të barabarta për të gjithë kandidatet e interesuar.

Shpalljet e ngjashme