
Përshkrimi
Në bazë të nenit 34 paragrafit 12 të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publikë, dhe nenit 18 të Rregullores Nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prizrenit, bënë këtë:
SHPALLJE
Ekspert i jashtëm, në fushën e përzgjedhjes/vlerësimit të burimeve njerëzore
- Mandati : 2 vjeçar
- Pagesa: Fikse 250 euro e cila iu paguhet ekspertit për çdo procedurë të konkurrimit në të cilën është i angazhuar.
- Nr. i ekzekutuesve: një (1)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Eksperti i jashtëm do të jetë anëtarë i Komisionit të pranimit dhe do të kryejë detyrat e tij, ashtu siç janë të përcaktuara në Rregulloren Nr. 16/2020 për praniminn dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Kriteret:
- Të ketë diplomë universitare të paktën 240 kredi ects, (në raste kur edukimi është marrë jashtë vendit duhet të sillet nostrifikimi i diplomës),
- Përvojë pune të paktën katër (4) vite në fushën e burimeve njerëzore,
- Të mos ketë qenë anëtarë të organeve të ndonjë partie politike pesë (5) vitet e fundit
- Të kenë integritet moral dhe professional,
- Të mos kenë qenë i dënuar penalisht për kryerjen e ndonjë vepre penale,
- Të mos jetë i punësuar në shërbimin civil, të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.,
Dokumentacioni i kërkuar:
- Jetëshkrimin/CV,
- Fotokopja e diplomës e noterizuar,
- Fotokopja e letërnjoftimit,
- Dëshmia mbi përvojën e punës (me trust),
- Dëshmia nga gjykata që nuk është i dënuar penalisht për kryerjen e ndonjë vepre penale,
- Deklaratë se nuk ka qenë anëtarë i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit,
- Deklaratë se nuk është i punësuar në shërbimin civil, të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.
Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit 04.05.2022 deri më datën 11.05.2022 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për aplikim gjendet në http://kk.rks- gov.net/prizren/Shpalljet/Konkurset.aspx, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkangjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit Nr. 2, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.
VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen me shkrim (e-mail) në rast të mos konfirmimit të kandidatit në e-mail do të njoftohet me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit, në rast të mossjelljes të dokumentacionit origjinal intervistues, kandidatët nuk do të mund të vazhdojnë në hapat e mëtejmë të procedurave të përzgjedhjes.