Ekspert/e i/e jashtëm në fushën e përzgjedhjes

50x50 gjilan komuna
Komuna Gjilan
Publikuar
01/04/2022
Skadon
08/04/2022
Lokacioni
Gjilan
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

NJOFTIM PËR ZGJATJEN E AFATIT PËR PRANIMIN E APLIKACIONEVE

Për shkak të numrit të vogël të kandidatëve të paraqitur sipas Shpalljes publike nr. 02-016-31114 të datës 22.03.2022 për angazhimin e një anëtari të jashtëm të Komisionit rekrutues në cilësinë e Ekspertit të jashtëm, Afati për aplikim - paraqitje të kandidatëve shtyhet edhe për tetë ( 8 ) ditë kalendarike duke filluar nga data 01.04.2022 e deri me datë 08.04.2022.

Aplikimi bëhet përmes Qendrës për Shërbim me Qytetar duke e dorëzuar aplikanti dokumentacionin në formë fizike.

Dokumentet e pa kompletuara dhe ato të arritura pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

---

Në bazë të nenit 34 paragrafi 12 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06IL-114 të Republikës së Kosovës nenit 18 paragrafi 2 nënparagrafi 2.3 dhe nenin 20 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores (QRK) Nr.1672020 për Pranim dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Gjilanit bënë këtë :

SHPALLJE PUBLIKE

Për angazhimin e një (1) eksperti të jashtëm, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për pranim në
procesin e përzgjedhjes/vlerësimit të burimeve njerëzor, nga organizata të specializuara në
menaxhimin e burimeve njerëzore apo universitetet e fushës.

Kandidatët e interesuar për të qenë pjesë e angazhimit në cilësinë e anëtarit të komisionit të
pranimit duhet plotësuar këto kritere:

  • Diplomë Universitare, në fushën e juridikut me të paktën 240 ECTS
  • Së paku 4 vite përvojë pune profesionale pas diplomimit në pozita të nivelit drejtues,
  • Të mos ketë qenë $ vitet e fundit anëtar të organeve drejtuese të një subjekti politik,
  • Të mos jetë shërbyes civil dhe të mos jetë punëtor në administratën shtetërore
  • Të mos ketë qenë i dënuar penalisht për kryerjen e një vepre penale.

Kandidati i interesuar për të qenë pjesë e komisionit duhet të dorëzoj dokumentacionin si në vijim:

  • Një CV,
  • Kopjen e letër njoftimit,
  • Dëshminë për shkollimin e kryer në vend fotokopje e noterizuar, ndërsa jashtë vendit e nostrifikuar
  • Dëshminë për përvojën e punës,
  • Dëshminë që nuk është nën hetim apo i dënuar penalisht për ndonjë vepër të kryer penale,

Çdo dëshmi tjetër shtesë (p.sh. punime shkencore nga fusha e burimeve njerëzore) e cila është me rëndësi për kandidatin që aplikon

Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit vlerësues dhe ekspertit si anëtar janë të përcaktuara me nenin 34 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06)L-114 të Republikës së Kosovës dhe nenin 21-24 të Rregullores (QRK) Nr.1612020 për Pranim dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së
Kosovës

Angazhimi i ekspertit të jashtëm është me mandat dy (2) vjeçar dhe nuk nënkupton themelim të
marrëdhënies së punës.

Eksperti për secilën procedurë të rekrutimit do të paguhet me pagesë fikse 250 €
(dyqindepesëdhjetëeuro)

Aplikimi i kandidatëve të interesuar bëhet përmes Qendrës për Shërbim me Qytetar të Komunës së Gjilanit duke i dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas shpalljes në kopje fizike.

Afati i aplikimit, 8 kalendarike nga dita e publikimit të shpalljes publike në VVeb faqen Komunale
dhe tabelën e shpalljeve publike gjegjësisht nga data 22.03.2022 deri me datë 29.03.2022.

Komisioni vlerësues do të bëj vlerësimin e aplikacioneve të arritura dhe vetëm kandidatët që i
plotësojnë kriteret e kërkuara për aplikim do të përzgjidhen në listën e ngushtë nga e cila listë do të përzgjidhet edhe kandidati më i suksesshëm.

Dokumentet e arritura pas afatit dhe ato të pa kompletuara nuk do të shqyrtohen.

Shpalljet e ngjashme