Ekspert/e

OJQ Lulishtja e1653311864459
OJQ Lulishtja
Publikuar
24/05/2022
Skadon
02/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

funded by eu 1 e1640359910817

OJQ "Lulishtja”
shpall konkurs të hapur për
EKSPERT/E

Shpallja është e hapur nga 23.05.2022 deri me 01.06.2022

Informata të përgjithshme

OJQ “Lulishtja” është një organizatë jo-qeveritare e cila është themeluar në Shkurt të vitit 2003. Njihet me shkurtesën “SHGLULISHTJA”

“SHGLULISHTJA” punon në fuqizimin ekonomik të gruas  përmes edukimit, avokimit, monitorimit dhe ofrimit të shërbimeve të cilat ndikojnë në zhvillimin e mirëqenies së gruas.

“SHGLULISHTJA” është duke zbatuar Projektin "Fuqizimi ekonomik i grave pas pandemisë COVID-19, përmes krijimit të vendeve të punës miqësore për familjen" mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Prandaj, në kuadër të këtij Projekti, “SHGLULISHTJA” dëshiron të angazhoj një Ekspert/e për të realizuar takime dhe trajnime në dy komuna: Prishtinë dhe Kamenicë.

Përgjegjësitë dhe detyrat e Ekspertit/es

Eksperti/ja do të angazhohet për maksimumi 22 ditë pune gjatë periudhës qershor 2022 – maj 2023. Disa nga përgjegjësitë për të cilat do të angazhohet Eksperti/ja përfshijnë:

  • Zhvillimi i takimeve informative dhe pregaditore me gra dhe vajza si dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe publik në dy komuna: Prishtinë dhe Kamenicë.
  • Gjatë takimeve, punëdhënësit dhe gratë do të shkëmbejnë informata rreth krijimit të politikave dhe modeleve të vendeve të punës që të bëhet balanci jetë dhe punë, siç parashihet nga direktiva e BE-së.
  • Zhvillimi i 22 takimeve

Kualifikimet e ekspertit/ekspertes

  • Përparësi kanë ata/o me diplomë në studime gjinore, por inkurajojmë të aplikojnë ata/o me diplomë në shkenca sociale apo sociologji me përparësi të atyre që kanë kryer nivelin Master;
  • Njohuri mbi Direktivën e BE-së për balancin punë-jetë, me përparësi ata/o që kanë punuar në këtë fushë;
  • Minimum 2 vjet përvojë në ofrimin e trajnimeve për grupet e ndjeshme të shoqërsië dhe institucionet përkatëse;
  • Përparësi kanë kandidatët e çertifikuar si trajner/e si dhe përvojë në organizata joqeveritare që ofrojnë përkrahje për komunitetin, në veçanti për gratë.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë:

  • CV-në;
  • Së paku dy referenca që dëshmojnë përvojën në këtë fushë;
  • Letrën motivuese; dhe
  • Ofertën financiare për ditë pune.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 1 qershor 2022, në orën 17:00 në e-mailin ojqlulishtja@hotmail.com duke shkruar në subjekt “Ekspert/e”. Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur  në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

women network e1620114611735OJQ Lulishtja e1653311864459

Shpalljet e ngjashme