Ekspert, auditor i certifikuar, anëtar jo-ekzekutiv i Bordit

fsdk logo
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK)
Publikuar më
14/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në pajtim me nenin 18 të Ligjit mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë, Ligji Nr: 03/L-216 (i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 15 të Ligjit Nr: 04/L-133), Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK), më datë 14.04.2021, publikon:

Ri-shpallje Konkurs për pozitën: 

Ekspert, auditor i certifikuar, anëtar jo-ekzekutiv i Bordit Menaxhues të FSDK-së me mandat pesë vjeçar.

Profili i kërkuar: 

  • Arsimim të lartë profesional në çështje financiare, bankare apo ligjore;
  • Arsimim profesional për auditor të çertifikuar në përputhje me paragrafin 2, të nenit 30 të Ligjit 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe auditim;
  • Minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale/akademike në fushën e auditimit si dhe në çështje bankare, financiare apo ligjore;
  • I/E njohur për standard të lartë të integritetit dhe reputacionit;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera paraqet përparësi;
  • Pa asnjë mandat politik, aktualisht apo në vitin paraprak;
  • Gjatë vitit paraprak pa histori punësimi apo angazhimi si drejtues ose anëtar i Bordit në ndonjë institucion financiar që pranon depozita në Kosovë, anëtar të FSDK-së;
  • Në mënyrë specifike të plotësojë kriteret e përshtatshmërisë sipas nenit 20, paragrafët 1.1-1.4 të Ligjit Nr: 03/L-216 Mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë.

Përgjegjësitë si anëtar i Bordit do të përfshijnë përgjegjësit e përcaktuara me Nenin 19 të Ligjit mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë, Ligji Nr: 03/L-216 (i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 16 të Ligjit Nr: 04/L-133):

  • Emërimin e Drejtorit Menaxhues të FSDK-së;
  • Lidhjen e kontratave dhe të jetë palë në procedura ligjore;
  • Marrjen, mbajtjen dhe heqjen dorë nga prona e FSDK-së;
  • Miratimin e të gjitha rregullave, urdhëresave dhe udhëzimeve për menaxhimin dhe operimin e FSDK-së;
  • Miratimin e planit financiar të Fondit dhe deklaratat financiare;
  • Miratimin e Politikës së Fondit për investime e FSDK-së;
  • Të marrë vendime për caktimin e nivelit të premuimeve ashtu siç parashihet me ligj;
  • Të bëj rekomandime mbi ndryshime në Ligjin për Sigurimin e Depozitave bazuar në përvojën operacionale të aplikimit të tij;
  • Miratimin e emërimit të auditorit të jashtëm të FSDK-së;
  • Miratimin e metodave të pagesave nga Fondi për rimbursimin e depozitorëve në një ngjarje të siguruar apo, miratimin e shfrytëzimit të fondeve lidhur me bartjen e detyrimeve në përputhje me këtë ligj në konsultim me Bankën Qendrore;
  • Vlerësimin e dënimeve dhe aplikimin e masave ndëshkuese për veprimet në kundërshtim me këtë ligj;
  • Determinimin që premiumet e vazhdueshme duhet reduktuar sipas nenit 10 të këtij ligji nëse arrihet niveli i fondit;
  • Miratimin e huazimeve sipas nenit 17 të ligjit bazik;
  • Miratimi i numrit të stafit sipas rekomandimit nga Drejtori Menaxhues i Fondit.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes postës elektronike në adresën: komisioni@fsdk.org ose përmes zarfit të mbyllur në adresën e FSDK-së, duke bashkangjitur si në vijim:

  • CV-në e detajuar,
  • letrën motivuese,
  • diplomën universitare dhe certifikatat tjera relevante,
  • Certifikim e Auditimit në përputhje me paragrafin 2, të nenit 30 të Ligjit 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Adresa e FSDK-së për kanidatët që aplikojnë përmes zarfit (adresa: Lagjja “ Qyteza Pejton” Rr. Pashko Vasa, p.n, Kati i I-rë, zyrë e FSDK-së).

Afati i fundit për aplikim është data 28.04.2021.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet do të njoftohen nga Burimet Njerëzore të FSDK-së për datën e intervistës brenda 15 ditëve nga data e mbylljes së konkursit.

link icon Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Prishtinë
23/07/2021
21/07/2021
Auditor/e i/e Brendshëm   Prishtinë
19/07/2021