Ekonomist/e për Monitorim dhe Vlerësim

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
02/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

Një (1) Ekonomist për Monitorim dhe Vlerësim
Numri Referues: OPM-ZSM-002

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të vlerësojë mjedisin e tij makroekonomik për t’i identifikuar fushat që premtojnë mundësi, për t’i përzgjedhur projektet që kanë gjasa t’i mbështesin nivelet e larta të rritjes ekonomike dhe t’i identifikojnë ndikimet specifike ekonomike dhe përfituesit e secilit projekt të propozuar. Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim do t’i udhëheqë këto përpjekje duke organizuar dhe menaxhuar zhvillimin e Analizës së Kufizimeve në Rritjen Ekonomike në fazën më të hershme të zhvillimit të Kompaktit dhe më vonë përmes zhvillimit të arsyetimit ekonomik për identifikimin dhe përzgjedhjen e projekteve të propozuara dhe realizimin e vlerësimit të analizës së përfituesit dhe normës ekonomike të kthimit për projektet e dakorduara. Përfundimisht, Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim do të jetë përgjegjës për të siguruar që secili projekt në Programin Kompakt i përmbushë kërkesat strikte të MCC për rritje ekonomike dhe zbutje të varfërisë, me theks të veçantë se si kanë gjasa të ndikojnë projektet e propozuara në ekonomitë familjare të varfra dhe grupet e pafavorizuara, përfshirë gratë.

Për të qenë i suksesshëm, Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim duhet të jetë në gjendje që të punojë në bashkëpunim me ekipet ndërdisiplinore, të udhëheqë dhe organizojë ushtrime komplekse analitike, të mbledhë, sintetizojë dhe vlerësojë sasi të mëdha të të dhënave dhe informacioneve, të nxjerrë përfundime në një mjedis pasigurie dhe afate të ngushta kohore dhe të komunikojë dhe shkruajë në mënyrë të qartë dhe efikase.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, politikave publike apo studime të ndërlidhura. Diploma master apo diploma e doktoratës është shumë e preferueshme.
  • Përvojë pune tre (3) vjeçare apo më shumë në pozitë në fushën e ekonomisë, me përgjegjësi të konsiderueshme për menaxhimin e projektit dhe stafit.
  • Aftësi të demonstruara për të marrë të dhëna nga institucionet vendore, si ministritë dhe agjencitë statistikore qeveritare.
  • Aftësi të demonstruar për të analizuar aspektin ekonomik të projekteve zhvillimore, përfshirë realizimin e analizës së kostos-përfitimit dhe analizës së përfituesit.
  • Shkathtësi të forta për softuer për analiza statistikore, siç është STATA.
  • Preferohet përvoja e punës me organizatë për planifikim apo zhvillim ekonomik apo organizatë ndërkombëtare donatore.
  • Përvoja në sektorin e energjisë është përparësi.

Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • Udhëheqë kërkimin dhe vlerësimin për Analizën e Kufizimeve në Rritje Ekonomike për t’i identifikuar barrierat kryesore në rritjen ekonomike, investimin privat dhe zbutjen e varfërisë në vend, përfshirë marrjen dhe mbledhjen e të dhënave relevante ekonomike dhe realizimin e analizës sasiore të tyre.
  • Përgatitë arsyetimin ekonomik për projektet e mundshme, përfshirë shpjegimin e qartë të mënyrave në të cilat projektet do të realizojnë rritje ekonomike dhe do të zbusin varfërinë.
  • Kontribuon në zhvillimin e logjikës së detajuar të programit për projektet e propozuara, dhe për Programin Kompakt në përgjithësi, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Realizon analizën e detajuar të karakteristikave ekonomike të projekteve të propozuara, përfshirë vlerësimin në detaje të kostove dhe përfitimeve të mundshme të ndërlidhura me secilin, të ndara sipas nivelit të të ardhurave, grupit social dhe gjinisë.
  • Zhvillon kornizë analitike, mbledh të gjitha të dhënat e kërkuara dhe llogaritë Normat Ekonomike të Kthimit (ERR) për projektet e propozuara. Gjithashtu realizon vlerësim të detajuar se çfarë ndikimi do të kenë projektet e propozuara në përfituesit e synuar, me vëmendje të veçantë në ekonomitë familjare të varfra dhe grupet e pafavorizuara, përfshirë gratë.

Niveli i përpjekjes:

Pozita e Ekonomistit/Udhëheqësit për Monitorim dhe Vlerësim mund të jetë me orar të plotë dhe me më shumë angazhim jo të rregullt, me kontribute më të rëndësishme gjatë identifikimit dhe arsyetimit të koncept projekteve të mundshme, arsyetimin final të projekteve të propozuara dhe llogaritjen e Normave Ekonomike të Kthimit (ERR) dhe përgatitjen dhe negocimin final të Kompaktit. Duke pasur parasysh që periudha kohore e këtij procesi të zhvillimit është e shkurtër, rekomandohet pozita me orar të plotë, në veçanti nëse kanë ekspertizë specifike në sektorin e energjisë.

Stafi homolog:

Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim do të punojë drejtpërdrejt me Ekonomistin Kryesor (EK) të MCC për vendin e kualifikuar.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http://www.kryeministri-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar personeli.zkm@rks-gov.net

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.