Ekonomist/e në QKMF

lipjan
Komuna Lipjan
Publikuar
24/06/2022
Skadon
08/07/2022
Lokacioni
Lipjan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009109
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/05/2022
Afati për aplikim: 23/06/2022 - 07/07/2022

Bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 06/L-114, neni 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, neni 49 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall: 

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës 

Një (1) Ekonomist/e në QKMF-Lipjan

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Harton projekt buxhetin e QKMF-së për vitin fiskal, përpilon pasqyrat financiare, harton planin e rrjedhës së parasë
  • Planifikon dhe menaxhon të hyrat në QKMF, QMF dhe AMF dhe barazon të hyrat me zyrtarin e të hyrave në Komunën e Lipjanit.
  • Siguron menaxhimin elektronik të të hyrave vetanake.
  • Siguron menaxhim të mirë të pasurisë Komunale në QKMF dhe institucionet tjera shëndetësore në Komunën e Lipjanit.
  • Siguron regjistrimin e pasurive komunale dhe siguron regjistrimin e pasurive në e-pasuri.
  • Përgadit raportet javore, mujore, periodike, vjetore të shpenzimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar si dhe me legjislacionin në fuqi dhe njofton Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorin e Drejtoratit për Shëndetësi dhe përkujdesje Sociale.
  • Menaxhon, monitoron dhe siguron shpenzimin e buxhetit. Inicon kërkesat për inicim të procedurave, kryen zotimin, analizon trendin e shpenzimeve sipas linjave buxhetore, tejkalimeve dhe mos shpenzimeve sipas planit dhe me kohë njofton Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorin e Drejtoratit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.
  • Kordinon punët dhe aktivitetet rreth menaxhimit financiar me Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorin e Drejtoratit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.
  • Është përgjegjës për ruajtjen e dokumentacionit dhe përgjegjës për dhënie të udhëzimeve përkatëse tianciare sektorëve brenda QKMF-se, dhënjc të udhëzimeve rreth planifikimit të mirëfilltë dhe shpenzimit të buxhetit.
  • Bashkëpunon me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm për çështje të auditimit dhe angazhohet në implementimin e rekomandimeve të cilat vijnë si rrjedhojë e një auditimi.
  • Kryen punë të tjera, sipas kërkesës. 

Kushtet dhe kriteret: 

  • Diploma Universitare - Fakulteti Ekonomik me 240 kredi,
  • Vërtetim mbi përvojën e punës, së paku dy (2) vite përvojë pune ne financa dhe/ose kontabilitet,
  • Certifikata që nuk është në hetime nga Gjykat Themelora dega në Lipjan
  • Vërtetimi nga Policija që nuk është nën hetime
  • Një kopje të lelernjoftimit 

Aftësitë: 

  • Të njohë standardet e kontabilitetit dhe raportimeve financiare,
  • Njohës i ndonjë programi te menaxhimit financiar apo kontabilitetit,
  • Njohës i mire i programeve MS Office,
  • Të ketë aftësi te mira komunikimi,
  • Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin,
  • Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë,
  • Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale. 

Paga mujore: 

  • Koeficienti: 6
  • Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
  • Puna Provuese gjashtë muaj (6) 

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 23.06/2022 deri me 07.07/2022 që konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit

Paraqitja e Aplikacioneve:

Aplikacionet mund të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs

Vërejtje:

Dokumentet e dorëzuara duhen të jenë kopje të noterizuara (Diploma) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen, të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në web-faqen e Komunës https//kk.rks-gov.net/lipjan dhe, në tabelën e shpalljeve të Komunës. 

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

24/06/2022
20/06/2022
18/06/2022
Teknik/e Laborant/e (2)   Mitrovicë
14/06/2022