Edukatore

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
21/09/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-2l2 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2018 të dt. 13/07/2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, shpallë këtë:

KONKURS

IP „Ardhmëria” në Drenas.
Një edukatore, me kohë të pacaktuar.

KUSHTET E PUNËSIMIT:

Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.10 / 2018.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

  1. Aplikacioni i punësimit.
  2. Kopje e dokumentit të identifikimit (letëmjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
  3. Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  4. Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  5. Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
  6. Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-s,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit në arkiv nuk pranohen.

Shpallja e plotë.