Edukator/e për parashkollor

komuna e vushtrrise e1623918908434
Komuna Vushtrri
Publikuar
16/02/2022
Skadon
02/03/2022
Lokacioni
Vushtrri
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008068
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/01/2022
Afati për aplikim: 16/02/2022 - 02/03/2022

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, Ligjit për Arsimin në  Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.05/2021 për Normativin  mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ  07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Vushtrrisë,  shpall: 

K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës me kohë të caktuar 

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit – Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri; 

Titulli i vendit të punës: 

  1. Edukator/e për parashkollor për fëmijë 0 – 3 vjeç në Institucionin Parashkollor  “Foleja “ - Vushtrri; 

Numri i Pozitave: Një (1);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-393/1;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të caktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: 1/5 e kohëzgjatjes të kontratës me periudhë të caktuar; 

Përshkrimi shkurtër i detyrave të punës:  

  • Kujdes fizik dhe emocional ndaj fëmijëve; 
  • Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuara fizike, psikologjike dhe mendore;
  • Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë /individualisht/ drejtorit të IP; 
  • Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm; 
  • Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i IP -së. 

Kushtet dhe Kualifikimi:  

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës; 
  • Fakulteti i Edukimit-Programi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë; 
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi për mami; 
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje); 
  • Diploma e fakultetit – shkollës së mesme (kopje);
  • Licenca e punës për profesionet Infermier-Shkolla e mesme e mjekësisë;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit  nuk kthehet. 

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 16.02.2022-02.03.2022. 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për  Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë  https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara  ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.  

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet  private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre  (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,  në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni  gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë  plotësuar këtë kusht të konkursit. 

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së  Kosovës. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel  038 200 42 444.  

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe  në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/. 

Shpalljet e ngjashme

Edukator/e (2)   Skenderaj
16/05/2022