Edukator/e për Parafillor(5)

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/03/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69 të Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit - Vushtrri;

Titulli i vendit të punës: Edukatorë për Parashkollorë

  1. Edukator/e për Parashkollor në Shkollën Fillore “Ali Kelmendi”- Vushtrri;
  2. Edukator/e për Parashkollor në Shkollën Fillore “Mustafë Venhari”-Vushtrri;
  3. Edukator/e për Parashkollor në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” Vushtrri;
  4. Edukator/e për Parashkollor në Shkollën Fillore “Migjeni” – Stanoc i Epërm:
  5. Edukator/e për Parashkollor në Shkollën Fillore “Lumadhi” – Lumadh;

Numri i Pozitave: Pesë (5);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-393/1;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;

Përshkrimi shkurtër i detyrave të punës:

  • Edukatori/ja është përgjegjës/e për sigurimin e kualitetit të lartë të kujdesit dhe edukimit parashkollor përmes punës së drejtpërdrejtë të saj/tij me fëmijët në grupin e saj/tij;
  • Ajo/ai duhet të organizojë programin edukativ që respekton filozofinë dhe konceptin e punës së institucionit ku secili fëmijë individualisht i ofron mbështetjen e nevojshme për zhvillim të plotë, në përgatitjen për shkollimin formal;
  • Për më shumë, ajo/ai duhet të reflektojë në kontributin pozitiv si anëtar i institucionit përmes frymës bashkëpunuese;
  • Përgjegjës për zhvillim të përgjithshëm dhe përkujdesjes për fëmijët sipas standardeve të përcaktuara për edukim parashkollor;
  • Zbatimi i konceptit të Akademisë së fëmijëve, planifikimit global, javor dhe reflektimit ditor të aktiviteteve sipas grup moshave të fëmijëve;
  • Përgjegjësi për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë fëmijëve në grup përkatës;
  • Vëzhgimin e zhvillimit të secilit fëmijë dhe prezantimin e këtij zhvillimi përmes formave të vëzhgimit;
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e një ambienti edukativ mikpritës për fëmijë dhe prindër si dhe të mësuarit dhe lojës si dhe pastërtia dhe mirëmbajtja e dhomave të grupeve janë përgjegjësi e edukatorëve;
  • Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilit do fëmijë /individualisht drejtorit të kopshtit;
  • Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm;
  • Organizimi i takimeve individuale dhe grupore me prindër në nivel grupi;
  • Zbatimi i punës në frymën e filozofisë dhe politikës së institucionit;
  • Raportimi i rregullt i dëmeve të evidentuara apo shqetësimeve tjera tek drejtorit të kopshtit apo personit përgjegjës;
  • Krijimi i çasjes fleksibile ndaj punës dhe gatishmërisë për t’i përmbushur detyrat shtesë sipas nevojës.

Kushtet dhe Kualifikimi:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Tё kenë tё kryer Fakultetin e Edukimit-Programi Parashkollor;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – Drejtimi për Edukatore;
  • Fakulteti Filozofik – Dega e Pedagogjisë së Përgjithshme;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – Programi Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e fakultetit – shkollës së lartë (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 05.03.2021 – 19.03.2021.

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Listime të ngjashme

12/04/2021