Edukator/e për kopsht (2)

komuna hani elezit 150x150 1
Komuna e Hanit të Elezit
Publikuar më
02/10/2020
Qyteti
Hani i Elezit
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 , Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35 , të, Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, ,Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria për Arsimit, Kulturë,Rini dhe  Sport në komunën e Hanit të Elezit , shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË INSTITUCIONIN PARASHKOLLOR

  • Titulli i vendit të punës: Edukator/e për kopsht i fëmijëve 3-6
  • Institucioni: Komuna Hani Elezit
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë,Rini dhe Sport
  • Lloji i pozitës: nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave: dy (2)
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i IP-së
  • Grada/Koeficienti: Koeficienti A-393
  • Orët e punës: 20
  • Kohëzgjatja e emërimit: pa afat të caktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë për Edukator/e për kopsht i fëmijëve 3-6:

  • Mbajtja e komunikimit të hapur me prindërit dhe ofrimi i informatave korrekte lidhur me mbarëvajtjen e fëmijës;
  • Organizimi i materialeve dhe pajisjeve të përdorura sipas metodologjisë të përcaktuar të IP- së;
  • Përdorimi i aktiviteteve të ndryshme sikur (këndimi, rrëfimi, lojërat e strukturuara, arti, aktivitetet jashtëshkollore) për stimulimin dhe rritjen e aftësive të fëmijëve;
  • Bashkëpunim i ngushtë me stafin e IP-së;
  • Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i IP -së.

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:

Fakulteti i Edukimit-programi parashkollor; Shkolla e Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatore;

Fakulteti Filozofik-dega e pedagogjisë së përgjithshme;

Fakulteti i Shkencave Sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve;

Dokumentet e nevojshme:

Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë) Rezymeja personale (CV).

Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).

Diplomat e fakultetit përkatës (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri.

Certifikata që nuk jeni nën hetime.

Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 31.10.2020 deri 14.11.2020 (16:00).

Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.

E drejta për aplikim fillon nga data:31.10.2020 deri më 14.11.2020

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Konkursi dhe rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.