Edukator/e, Mësimdhënëse (2)

Komuna e Pejës
Publikuar më
30/10/2020
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5,Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35 ,Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik ,  Udhëzimit Administrativ 10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit në Pejë shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Vendi i punёs |Pozita | Kohëzgjatja e Kontratës | Orё pune nё javё

  1. ShFMU”Rilindja” –P.N. Lutogllavë | Edukatore për parafillor | Deri në kthim të edukatores nga pushimi i lehonisë | 20 orë
  2. ShFMU “Lidhja e Prizrenit” me plotësim norme në ShFMU”V.P.Shkodrani” | Mësimdhënës/e për lëndën e Edukatës muzikore | Në afat të caktuar | Deri me 31.06.2021 | 19 orë ( 16 +3 )
  3. Shfmu”Skenderbeu” Treboviq | Mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës Angleze | Deri në kthim të mësimdhënëses nga pushimi i lehonisë | 20 orë

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Çertifikata e lindjes
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 10/2018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 1 janë :

  • Fakulteti i Edukimit /programi parashkollor 240 ECTS;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatore;
  • Fakulteti Filozofik-dega e pedagogjisë së përgjithshme;
  • Fakulteti i Shkencave  Sociale- programi : përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve.

Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 2  janë :

  • Niveli Master –Pedagogji e Përgjithshme Muzikore –Fakulteti i Edukimit ; (300 ECTS apo 360 ECTS)
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Bachelor –Pedagogji e përgjithshme muzikore ( 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 3  janë :

  • Niveli master arsimor –Fakulteti I Edukimit ( 300 ECTS );
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Bachelor ( katërvjeçar 240 ECTS).

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit  Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.

Afati dhe mënyra e aplikimit;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 30.10.2020 deri me 13.11.2020           

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.