Edukator/e (6)

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
29/07/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.064L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi
Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.034L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04,L-032, Udhëzimit Administrativ 1072018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

QEAP Çerdhja Lipjan:
- Zëvendësim: 30 orë mësimore në javë, një (1) pozitë Edukatorje
- Zëvendësim: 30 orë mësimore në javë, tri (3) pozita Motër Edukatorje

SHFMU “Kadri Beba” në Ribar:
- Zëvendësim: 20 orë mi në javë, një (1) pozitë Edukatore

SHFMU ”17 Shkurti” në Gllogovc:
- Zëvendësimi: 20 orë mësimi në javë, një (1) pozitë Edukatore

Institucioni: Komuna e Lipjanit
DepartamentifDrejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (6) gjashtë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i shkollës dhe drejtori i çerdhes
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës:
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar:
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Edukatore për parashkollor

  • Kujdes fizik dhe emocional ndaj fëmijëve:
  • Mbështetje për mirërritjen e tyre në aspektin fizik, social, emocional, mendor dhe në bazë të
    nevojave të tyre individuale
  • Të punojë me dy grupe të fëmijëve brenda një institucioni nëse ka mbi 20 fëmijë, në të kundërtën në një institucioni shkollë tjetër.
  • Përgatitja e fëmijëve që ata të bëhen të pavarur për gjithçka që kanë nevojë (kur ushqehen, kur pijnë, kur luajnë etj.), të hanë ushqim të pavarur nga të tjerët dhe të krijojnë shprehi të vet ushqyerjes
  • Mbështetje dhe ndihmë psikologjike në rast se fëmija ka vështirësi
  • Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuar fizike, psikologjike dhe mendore
  • Respektim të të drejtave të fëmijëve, personalitetit, kulturës dhe prejardhjes
  • Monitorim të përditshëm të zhvillimit të fëmijëve në mjediset e shkollës
  • Mbështetje stafit edukator, me qëllim minimizimin e problematikave ditore dhe të përgjithshme në marrëdhënien dhe komunikim me fëmijët
  • Kujdesin dhe ndjekjen nga afër të fëmijëve më vështirësi të caktuara, në mënyrë profesionale dhe të specializuar, nëpërmjet hartimit të një programi individual dhe mbështetës,
  • Informacione psiko-sociale në mbështetje të nevojave të prindërve,
  • Hartimi i materialeve dhe dokumenteve të nevojshme për nevoja të institucionit,
  • Mirëmbajtje të një ambienti edukativ mikpritës për fëmijë dhe prindër: - Raportimi i çfarëdo
    shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë (individualisht) te drejtori i shkollës - çerdhes
  • Ndërtimi i raporteve dhe komunikimi profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm,
  • Organizimi i takimeve individuale dhe grupore me prindër në nivel grupi
  • Të zhvillojë personalitetin e fëmijës parashkollor dhe ta parapërgatitë atë për shkollë
  • Të sigurojë për secilin fëmijë shanse të barabarta edukimi
  • Të edukojë ën si një qenie të shoqërueshme dhe të aftë për të krijuar marrëdhënie më të tjerët
  • Të zgjerojë përvojën, njohjen, aftësitë ndijore, aftësitë për të vepruar, folur, menduar dhe imagjinuar nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme
  • Të kontribuojë në edukimin dhe formimin e individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës aktiv në jetën shoqërore
  • Të arrijë përvetësimin dhe aftësimin e kompetencave komunikuese, shprehëse, logjike dhe vepruese
  • Të kryejë detyra të tjera të caktuar nga drejtori apo zëvendësdrejtori.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit arsimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara sipas Udhëzimit
Administrativ Nr.1072018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm.
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtij Udhëzimi Administrativ nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT
  • Certifikata që nukjeni nën hetime (origjinal)
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka)
  • Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të
dëshmuara me dokumente (o ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, do të jetë në varësi të lirimit real i vendit të punës
(datës së pensionimit, pushimit të lehonisë apo mungesës tjetër).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur
15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 29.07.2021 deri 12.08.2021 (15:00)

Paraqitja e kërkesave: Kandidatët e interesuar, duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara ti
dorëzojnë në Qendrës për Shërbime me Qytetarë në Komunën e Lipjanit.

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
  • Njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës htepsykk.rks-gov.netllipjan, dhe
    tabelën e shpalljeve të Komunës.