Edukator/e (5)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
01/07/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69 të Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit Shpall:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Edukatore

  • Një (1) edukatore në SHFMU “Abaz Ajeti” Gjilan
  • Dy (2) edukatore në IP “Ardhmëria 1”
  • Dy (2) edukatore në IP “Integj”

Institucioni: Komuna e Gjilanit
Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Numri i Pozitave: pesë (5) pozita
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-421
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;

Përshkrimi shkurtër i detyrave të punës: 

  1. Puna me fëmijë 
  • Organizon mësimin sipas kurrikulës së Edukimit Parashkollor dhe dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme për fëmijët e moshës 3-6 vjeç;
  • Lehtëson të nxënit e fëmijëve të moshës 5-6 vjeç dhe i angazhon ata në aktivitete kuptimplota dhe adekuate për moshë çdo ditë sipas orarit të caktuar në SHFMU “Skenderbeu” në Përlepnicë;
  • Lehtëson të nxënit dhe zhvillimin e fëmijëve të moshës 3-5 vjeç dhe i angazhon ata në aktivitete kuptimplota dhe adekuate për moshë sipas orarit të caktuar në SHFMU “Skenderbeu” në Përlepnicë;
  • Përdor një sërë metodash që u përshtaten rrethanave dhe nevojave të fëmijës në kontekstin e pedagogjisë ndërvepruese edhe sipas UA.nr.19/2016
  • Përforcon lidhjet mes fushave të Kurrikulës, si dhe nxit të nxënit e integruar;
  • Në punën e përditshme me fëmijë promovon dhe integron vlerat në lidhje me të drejtat e njeriut dhe edukimin për qytetari demokratike; edukimin mbi paqen; edukimin për zhvillim të qëndrueshëm; barazinë gjinore; mirëkuptimin ndërkulturor; shkathtësitë jetësore; edukimin shëndetësore; edukimin ekonomik dhe ndërmarrës; edukimin për media; TIK-un dhe mësimin elektronik;
  • Identifikon problemet/vështirësitë në të nxënit e fëmijëve dhe ofron mbështetjen e duhur;
  • Përcjell dhe dokumenton përparimin e fëmijëve duke shfrytëzuar instrumentet specifike për monitorimin dhe dokumentimin e zhvillimit të fëmijëve dhe aplikon vlerësimin formativ nga perspektiva e ofrimit të udhëzimeve, këshillave, motivimit dhe përkrahjes për fëmijët;
  • Organizon dhe merr pjesë me grupin e fëmijëve në ngjarjet dhe aktivitetet kulturore të cilat organizon shkolla (programe, ekspozita, ekskursione dhe manifestime të tjera);
  • Edukatori/ja është përgjegjës/e për sigurimin e kualitetit të lartë të kujdesit dhe edukimit parafillor përmes punës së drejtpërdrejtë të saj/tij me fëmijët në grupin e saj/tij;
  • Përgjegjësi për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë fëmijëve në grup përkatës;

2. Puna me prindër

  • Komunikon rregullisht me prindërit dhe mban ata të informuar në lidhje me pritjet dhe aktivitet e programit;
  • Ndanë informata me prindërit lidhur me angazhimin e fëmijëve në aktivitetet shkollore dhe marrëdhëniet sociale, suksesin dhe zhvillimin e tyre;
  • Diskuton përparimin e fëmijëve me prindër dhe këshillon ata në lidhje me aktivitet që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve;
  • Organizimi i takimeve individuale dhe grupore me prindër në nivel grupi;

3 .Puna me kolegë (bashkëpunëtorë)

  • Reflekton rregullisht për punën dhe ndanë informata me kolegët lidhur me suksesin, përparimin dhe jetën e fëmijëve;
  • Inkurajon diskutimin dhe bashkëpunimin midis mësimdhënësve, komunitetit, prindërve dhe fëmijëve;
  • Bashkëpunon me personelin edukativ të shkollës dhe me hierarkinë institucionale;

5. Zhvillimi Profesional

  • Ndjekë trajnimet e nevojshëm që lidhen me Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme dhe shërbimet që e mbështesin atë, të ofruara nga MASHT dhe organizatat të tjera.
  • Angazhohet në punë ekipore dhe merr pjesë në komunitetet e grupeve profesionale brenda dhe jashtë institucionit përkatës;
  • Në mënyrë indirekte merr pjesë në aktivitetet jashtë mësimore dhe jashtëshkollore;
  • Kryen dhe punë tjera që i caktohen.
  • Përgjegjës për zhvillim të përgjithshëm dhe përkujdesjes për fëmijët sipas standardeve të përcaktuara për edukim parafillor;

Kushtet dhe Kualifikimi:

Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;

Dokumentet e nevojshme:

Ekstrakti i lindjes (kopje);

Diploma e fakultetit – shkollës së lartë (kopje);

Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali); Letërnjoftimi (kopje) dhe;

Dëshminë mbi përvojën e punës

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 01.07.2021 deri me 15.07.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën

komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Sqarim: 

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.

Listime të ngjashme

Edukator/e (6)   Lipjan
29/07/2021