
Përshkrimi
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114 Kapitulli V neni 67 dhe 68 ,Ligjit të Punës Nr.03/L- 212 nenit 8 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5 pika c, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 10, Ligjit për Edukimin Parashkollor në Kosovë nr.03/L-52 neni 28, Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm Drejtoria për Arsimit, Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Hanit të Elezit shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës në SHFMU “Ilaz Thaçi” Hani i Elezit
- Titulli i vendit të punës: Edukator/e
- Institucioni: Komuna Hani i Elezit
- Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
- Lloji I pozitës: nëpunës i Shërbimit Publik
- Numri I Pozitave: një (1)
- Titulli I mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
- Grada/Koeficienti: Koeficienti A-393/1
- Orët e punës: 40
- Kohëzgjatja e emërimit: me kohë të pacaktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë për Edukator/e :
- I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit;
- Planikifikon dhe realizon planin vjetor, mujor të punës arsimor dhe edukativ;
- Përdor metoda dhe teknika bashkohore të mësimdhënies duke marrë parasyshë nevojat individuale të nxënësve;
- Harton plane idividuale për nxënësit;
- Të edukojë fëmijën si një qenie të shoqërueshme të aftë, që të krijoj mardhënie me të tjerët;
- Mësimin e rregullave dhe bashkëpunimin në grup;
- Duhet të jenë të motivuara që të punojnë me fëmijë;
- Kryen punë tjera që i cakton drejtori i shkollës;
Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:
- Fakulteti i Edukimit-programi parashkollor;
- Shkolla e Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatore;
- Fakulteti Filozofik-dega e pedagogjisë së përgjithshme;
- Fakulteti i Shkencave Sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve;
Dokumentet e nevojshme:
- Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë)
- Rezymeja personale (CV).
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje ).
- Diploma e kualifikimit (ose certifikata) duhet të jene kopje të vërtetuara.
- Certifikata që nuk jeni nën hetime.
- Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
- Ҫertifikatat e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i, tjerat jo profesionale nuk shqyrtohen.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 08.01.2021 deri 22.01.2021 (16:00).
Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.
Dokumentacioni I kandidatëve tё cilët nuk I plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohen ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe në për kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për kët pozitë, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.